Shefja e USAID-it: Kosova rriti ndjeshëm bazën tatimore gjatë dekadës së fundit

Kosova ka rritur ndjeshëm bazën e saj gjatë dekadës së fundit.
Kështu ka thënë shefja e Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), duke shtuar se një bazë e fortë tatimore është kritike për qeveritë për të përmbushur nevojat e qytetarëve.
“Kosova rriti ndjeshëm bazën e saj tatimore gjatë dekadës së fundit, duke rezultuar në një rritje prej 173 për qind të të ardhurave të qeverisë", njofton ajo në Twitter.
Nëpërmjet ndihmës për dixhitalizimin e dosjeve dhe ndihmës tjetër, USAID-i e mbështeti këtë progres - një bazë e fortë tatimore është kritike për qeveritë për të përmbushur nevojat e qytetarëve”, përfundon ajo. /Telegrafi/
https://twitter.com/PowerUSAID/status/1562514850148134922
Nga
Telegrafi
25/08/2022
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals














































