LAJMI I FUNDIT:

Shefi i shërbimit sekret britanik paralajmëron: Rusia po kryen fushatë sabotuese në Evropë

Shefi i shërbimit sekret britanik paralajmëron: Rusia po kryen fushatë sabotuese në Evropë

Shefi i shërbimeve sekrete britanike (MI6), Richard Moore, ka deklaruar se shërbimet e sigurisë të Mbretërisë së Bashkuar kanë zbuluar një fushatë sabotimi nga ana e Rusisë në gjithë Evropën.

Gjatë një vizite në Paris, Moore tha se “kemi zbuluar së fundmi një fushatë jashtëzakonisht të pamatur sabotimi nga Rusia në Evropë, ndërkohë që Putini dhe ndjekësit përdorin retorikën bërthamore për të përhapur frikë në lidhje me pasojat e mbështetjes ndaj Ukrainës”.

Presidenti rus, Vladimir Putin ka kërcënuar me përdorimin e “të gjitha mjeteve shkatërruese”, ndërsa raportet sugjerojnë se Ukraina mund të përpiqet të sigurojë armë bërthamore, shkruan skynews.


Moore theksoi se MI6 dhe agjencia franceze homologe po bashkëpunojnë për të parandaluar përshkallëzimin e situatës, duke “vlerësuar rreziqet dhe informuar vendimet e qeverive tona përkatëse” përballë “përzierjes së kërcënimeve dhe agresionit” nga ana e Vladimir Putinit.

Ai i bëri thirrje liderëve evropianë që të vazhdojnë mbështetjen ushtarake për Ukrainën, duke shtuar se
“nëse Putini lejohet të arrijë qëllimin për ta kthyer Ukrainën në një shtet vasal, ai nuk do të ndalet me kaq. Siguria jonë – britanike, franceze, evropiane dhe transatlantike – do të jetë në rrezik”.

“Kostoja e mbështetjes ndaj Ukrainës është e njohur, por kostoja e mosveprimit do të ishte pafundësisht më e lartë. Nëse Putini fiton, Kina do të analizojë pasojat, Koreja e Veriut do të inkurajohet dhe Irani do të bëhet edhe më i rrezikshëm”, deklaroi britaniku.

Kujtojmë se edhe shefat e tjerë të inteligjencës perëndimore kanë paralajmëruar se Rusia ka intensifikuar veprimet sabotuese.

NATO dhe shërbimet perëndimore të inteligjencës kanë thënë se Rusia qëndron prapa një sërë aktivitetesh armiqësore në mbarë zonën euroatlantike, sikurse janë sulmet e vazhdueshme kibernetike, gjë që Moska i mohon.

Shërbimi i inteligjencës së brendshme të Mbretërisë së Bashkuar tha muajin e kaluar se shërbimi i inteligjencës ushtarake ruse, GRU, po synonte të nxiste “kaos” në Britani dhe Evropë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Partitë gjermane arrijnë marrëveshje për ndryshimin kushtetues, duke hequr “frenën e borxhit”

Partitë gjermane arrijnë marrëveshje për ndryshimin kushtetues, duke hequr “frenën e borxhit”

Evropa
Trump: Biden na futi në një rrëmujë me Rusinë, por unë do t'u nxjerr jashtë

Trump: Biden na futi në një rrëmujë me Rusinë, por unë do t'u nxjerr jashtë

Botë
I dërguari i Trumpit largohet nga Moska pas një takimi me Putinin - ai ka një mesazh të rëndësishëm për SHBA-në

I dërguari i Trumpit largohet nga Moska pas një takimi me Putinin - ai ka një mesazh të rëndësishëm për SHBA-në

Botë
Koha për riarmatosjen e Evropës, BE-ja shpalos planin

Koha për riarmatosjen e Evropës, BE-ja shpalos planin

Evropa
Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

Evropa
Paralajmëron Zelensky: Putin do ta refuzojë marrëveshjen, ai nuk thotë jo drejtpërdrejt, i zvarrit gjërat

Paralajmëron Zelensky: Putin do ta refuzojë marrëveshjen, ai nuk thotë jo drejtpërdrejt, i zvarrit gjërat

Botë
Kalo në kategori