LAJMI I FUNDIT:

Shefi i BE-së në Beograd: Propozimi evropian, një mundësi historike

Shefi i BE-së në Beograd: Propozimi evropian, një mundësi historike

Shefi i delegacionit të BE-së në Beograd, Emanuele Giaufret ka folur për dialogun Kosovë-Serbi dhe propozimin evropian për normalizim të marrëdhënieve mes dy vendeve.

Giaufret ka thënë se propozimi evropian është një mundësi historike.


Në një intervistë për “Kurir” ai ka thënë se është “lajm i shkëlqyer që presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, janë pajtuar për Planin e BE-së”.

“Propozimi i BE-së është një mundësi historike. Prandaj është lajm i mirë që presidenti Vuçiq dhe kryeministri Kurti ranë dakord se nuk ka nevojë për diskutim të mëtejshëm për propozimin e BE-së. Megjithatë, suksesi vjen me zbatimin aktual të marrëveshjes. Përfaqësuesi i lartë i BE-së pas takimit tha se të gjitha marrëveshjet e deritashme nga dialogu mbeten të vlefshme dhe të detyrueshme, dhe kjo natyrisht përfshin edhe themelimin e AKS-së dhe ne do të vazhdojmë të insistojmë në këtë çështje urgjente”, ka thënë Giaufret.

Këto janë 11 pikat e propozimit evropian për marrëveshjen Kosovë-Serbi
Lexo po ashtu Këto janë 11 pikat e propozimit evropian për marrëveshjen Kosovë-Serbi

Giaufret ka shtuar se është e nevojshme të shihen anët pozitive të kësaj marrëveshjeje të re.

Ai ka bërë të ditur se marrëveshja mund të sjellë mundësi të reja ekonomike përmes rritjes së ndihmës financiare, bashkëpunimit të biznesit dhe investimeve të reja në Kosovë dhe Serbi.

“Përfaqësuesi Special i BE-së Miroslav Lajçak do të vazhdojë përpjekjet e tij diplomatike në mars në Beograd dhe Prishtinë në përgatitje për takimin e ardhshëm të nivelit të lartë. Ne duhet të punojmë të gjithë së bashku për të zbatuar të gjitha marrëveshjet”, u shpreh Giaufret. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori