LAJMI I FUNDIT:

Shefi i BE-së mbështet ministrin Murati: Vendim i duhur publikimi i listës së bizneseve që përfituan më së shumti

Shefi i BE-së mbështet ministrin Murati: Vendim i duhur publikimi i listës së bizneseve që përfituan më së shumti

Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog e ka quajtur vendim të duhur publikimin e listës së bizneseve që kanë përfituar më së shumti nga Pako e Rimëkëmbjes Ekonomike.

Szunyog përmes një postimi në Twitter, ka thënë se e mbështet vendimin e ministrit të Financave, Hekuran Murati i cili bëri publike këtë listë.

Murati publikon listën e bizneseve që përfituan më së shumti nga Pakoja e Rimëkëmbjes që u shpërnda nga Qeveria Hoti
Lexo po ashtu Murati publikon listën e bizneseve që përfituan më së shumti nga Pakoja e Rimëkëmbjes që u shpërnda nga Qeveria Hoti

Ai e ka quajtur si hap pozitiv drejt transparencës dhe llogaridhënies.


“Mbështes vendimin e Hekuran Muratit për publikimin e listës me 50 përfituesit më të mëdhenj të fondeve publike të Kosovës. Një hap pozitiv drejt transparencës dhe llogaridhënies. Ky është një kusht me të cilin BE-ja u pajtua me Kosovën kur u nënshkrua marrëveshja e huasë për ndihmë makro financiare prej 100 milionë eurosh”, ka shkruar Szunyog.

Shefi i BE-së, më tej ka thënë  se masat ndihmëse duhet t’i kenë në fokus audiencat e duhura, të jenë të mirëdizajnuara dhe të jenë transparente. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Gati 3 mijë biznese me qarkullim milionësh gjatë 2024-ës, këto janë komunat sipas numrit të bizneseve

Gati 3 mijë biznese me qarkullim milionësh gjatë 2024-ës, këto janë komunat sipas numrit të bizneseve

Ekonomi
Rrezikohen shërbimet për fëmijët me sindromën Down: Dërgo SMS dhe Ndihmo!

Rrezikohen shërbimet për fëmijët me sindromën Down: Dërgo SMS dhe Ndihmo!

Ekonomi
Fifi dhe Active Baby Diapers - Zgjidhja perfekte për nënat perfekte

Fifi dhe Active Baby Diapers - Zgjidhja perfekte për nënat perfekte

Ekonomi
Biznesmeni i fuqishëm Samir Mane investon në Hyper Active: Plane për zgjerim në Evropë

Biznesmeni i fuqishëm Samir Mane investon në Hyper Active: Plane për zgjerim në Evropë

Ekonomi
Relaksohu dhe përjeto Ramazanin në Grand Blue FAFA Resort!

Relaksohu dhe përjeto Ramazanin në Grand Blue FAFA Resort!

Ekonomi
Pranvera e karrierës fillon me Telegrafi Jobs!

Pranvera e karrierës fillon me Telegrafi Jobs!

Ekonomi
Kalo në kategori