LAJMI I FUNDIT:

Shefi i policisë japoneze do të japë dorëheqje, për shkak të atentatit që kishte ndodhur mbi Shinzo Aben

Shefi i policisë japoneze do të japë dorëheqje, për shkak të atentatit që kishte ndodhur mbi Shinzo Aben

Shefi i policisë japoneze Itaru Nakamura, ka bërë të ditur se do të japë dorëheqja për të marrë përgjegjësinë për dështimin për të parandaluar atentatin ndaj ish-kryeministrit Shinzo Abe, raporton AP.

Ky lajm pasoi pasi që opinioni kishte reaguar ashpër, që policia nuk kishte arritur t’ia shpëtojë jetën Abes, transmeton Telegrafi.


Madje hetimet kanë konstatuar se kanë gjetur “boshllëqe” në mbrojtjen e afërt të Abe – që nuk arritën të parandalojnë sulmin ndaj Abes që u qëllua me armë nga pas.

Nakamura nuk ka treguar se kur do të bëhet zyrtare dorëheqja e tij. Në anën tjetër, sulmuesi Tesuya Yamagami ishte arrestuar në vendin e ngjarjes, dhe aktualisht po kryhen testime për të përcaktuar gjendjen e tij psikike – që do të zgjasë deri në fund të shtatorit.

Në veturën e tij ishin gjetur edhe mjete tjera që konsideroheshin si armë artizanale – për të cilat i dyshuari thotë se i përdori për të krijuar armën e pazakontë.

41-vjeçari madje ka pranuar se sulmin e kishte planifikuar muaj më parë – duke e akuzuar ish-kryeministrin japonez për bankrotimin e të ëmës së tij, që kishte humbur gjithçka që kishte pasur. /Telegrafi/