LAJMI I FUNDIT:

Shefi i OKB-së: 2022-ta, të jetë viti i rimëkëmbjes ekonomike

Shefi i OKB-së: 2022-ta, të jetë viti i rimëkëmbjes ekonomike

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres në mesazhin e tij të vitit të ri bëri thirrje që 2022 të jetë një vit i rimëkëmbjes ekonomike.

Guterres ka deklaruar se bota e pret vitin 2022 me shpresa për të ardhmen që po testohen për shkak të varfërisë së thelluar, pabarazisë së shtuar, shpërndarjes së pabarabartë të vaksinave kundër COVID-19, detyrimeve të paplotësuara klimatike, si dhe konflikteve të vazhdueshme, ndarjeve dhe dezinformatave.


Sipas tij, këto nuk janë vetëm teste të politikës, por edhe teste të moralit dhe jetës reale.

“Këto janë provimet që mund të kalojë i gjithë njerëzimi nëse i përkushtohemi vitit 2022 si një vit rikuperimi për të gjithë”, tha zyrtari më i lartë i OKB-së.

Sipas tij, pandemia COVID-19 kërkon “një plan të qartë për vaksinimin e çdo personi, kudo në botë”, ndërsa për rimëkëmbjen ekonomike është e nevojshme që vendet më të pasura të mbështesin botën në zhvillim përmes “financimit, investimeve dhe lehtësimit të borxheve”. /Telegrafi/