LAJMI I FUNDIT:

Shefi i OBT-së: Jemi në prag të luftërave tregtare

Shefi i OBT-së: Jemi në prag të luftërave tregtare

Organizata Botërore e Tregtisë (OBT) paralajmëron se tarifat e reja të vendosura nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe reagimi i zemëruar i disa vendeve si Kina shtojnë rrezikun e luftrave tregtare.

“Luftërat komerciale mund të shpërthejnë në çdo kohë dhe në mënyra që nuk presim”, tha drejtori i përgjithshëm i OBT-së, Roberto Azevedo, duke folur për Agjencinë Gjermane të Lajmeve ‘DPA’ në Gjenevë, përcjell Telegrafi.


“Ajo që nuk duhet është që një anëtar të miratojë masa që një anëtar tjetër mund t’i konsiderojë të njëanshëme dhe kështu të reagojë në mënyrë të paarsyeshme, duke nisur hakmarrjen”, shtoi Azevedo.

Në janar, Uashingtoni njoftoi se po vendos tarifa të larta për lavatriçe të mëdha të importuara dhe panele diellore për të mbrojtur vendet e punës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kina, Koreja e Jugut, Bashkimi Evropian dhe të tjerët kanë reaguar ndaj tarifave të vendosura nga Uashingtoni, duke bërë thirrje për konsultime me OBT-në. Nëse mosmarrëveshjet nuk zgjidhen, Uashingtoni mund të përballet me masa ndëshkuese. Megjithatë, Azevedo ka siguruar që ai nuk e sheh mundësinë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës të largohet nga OBT. /Telegrafi/