LAJMI I FUNDIT:

Shefi i kriptovalutës Thodex dënohet nga gjykata turke me 11,196 vjet burg, në vitin 2021 u arratis në Shqipëri me asetet e investitorëve

Shefi i kriptovalutës Thodex dënohet nga gjykata turke me 11,196 vjet burg, në vitin 2021 u arratis në Shqipëri me asetet e investitorëve

Shefi i kriptovalutës Thodex së bashku me vëllain dhe motrën e tij u dënuan me 11,196 vjet burg secili për mashtrim të investitorëve me miliona dollarë.

Faruk Fatih Ozer, 29-vjeç u arratis në Shqipëri në vitin 2021 me asetët e investitorëve kur kriptovaluta e tij Thodex kolapsoi, transmeton Telegrafi.

Ai u ekstradua përsëri në Turqi gjatë muajit qershor dhe u shpall fajtor për pastrim parash, mashtrim dhe krim të organizuar.


Ozer i tha gjykatës se “nuk do të kishte vepruar kaq në mënyrë amatore” nëse qëllimi i tij ishte kriminal.

“Jam mjaft i zgjuar për të udhëhequr çdo institucion në Tokë”, citohet të ketë thënë ai.

“Kjo është e dukshme në këtë kompani që kam themeluar në moshën 22-vjeçare”.

Në këtë gjyq të shkurtër në Stamboll u shpallën gjithashtu fajtorë edhe motra e tij Serap si dhe vëllai i tij Guven për të njëjtat akuza.

Dënime të tilla të jashtëzakonshme me burg janë mjaft normale në Turqi që nga heqja e dënimit me vdekje në vitin 2004 për të çuar përpjekjet për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Botë
Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

Serbia
“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

Evropa
Drejt Planetit të Kuq: A mund t'i dërgojë SHBA njerëzit në Mars në mandatin e dytë të Trumpit?

Drejt Planetit të Kuq: A mund t'i dërgojë SHBA njerëzit në Mars në mandatin e dytë të Trumpit?

Botë
Milan Radoiçiq po zgjeron perandorinë në Serbi - pasurinë po ia transferon gruas, bizneset partnerëve besnik

Milan Radoiçiq po zgjeron perandorinë në Serbi - pasurinë po ia transferon gruas, bizneset partnerëve besnik

Serbia
Trump: Putin dhe Zelensky duhet të punojnë së bashku

Trump: Putin dhe Zelensky duhet të punojnë së bashku

Botë
Kalo në kategori