Ka shumë borxhe që lundrojnë nëpër botë dhe Kina është një arsye e madhe pse po ndodh kjo, kështu tha presidenti i Bankës Botërore, David Malpass.

Sipas Malpass, Kina ka huazuar trilionë dollarë në vende të tjera, duke përfshirë SHBA-në.

“Kina ka shumë borxhe, prandaj dhe ne duhet të punojmë shumë me të”, tha Malpass për CNBC, përcjell Telegrafi.

Nga të dhënat e Departamentit të Thesarit, që nga muaji janar, Kina i detyrohet 1.12 trilion dollarë SHBA-së.

Malpass ka qenë një kritik i përpjekjeve të Kinës për të financuar iniciativën e saj të infrastrukturës “Një Rrugë, Një Brez”. Vitin e kaluar, ai tha se këto kredi i lënë vendet më të dobëta me borxhe të tepruara dhe projekte me cilësi të ulët.

Reklama
Reklama
David Malpass zgjidhet në krye të Bankës Botërore David Malpass zgjidhet në krye të Bankës Botërore

Ai tregoi se Kina është e gatshme të bashkëpunojë duke vënë në dukje se, “Ata duan të shohin një marrëdhënie më të mirë me vendet e tjera dhe të jenë pjesë e sistemit botëror. Pres që të jem i suksesshëm në këtë dhe të kem një marrëdhënie të mirë me Kinën”.

Gjithashtu, Malpass ka kritikuar Kinën për marrjen e kredive me kosto të ulët nga Banka Botërore edhe pse është ekonomia e dytë më e madhe në botë dhe tejkalon pragun e të ardhurave të bankës për kredi me kosto të ulët në 2016.

Vjosa Osmani: Nder për mua ta përfaqësoj Kosovën, dhe të zgjedhem në Bordin e Rrjetit Global Parlamentar Vjosa Osmani: Nder për mua ta përfaqësoj Kosovën, dhe të zgjedhem në Bordin e Rrjetit Global Parlamentar

“Kina pranon se roli i saj si një huamarrës në bankë duhet të zvogëlohet”, tha Malpass, duke vënë në dukje se kreditë e Bankës Botërore në Kinë kanë rënë, duke shtuar se ai pret që kjo të vazhdojë gjatë tre viteve të ardhshme.

Reklama
Reklama

Para se të zgjidhet President i Bankës Botërore, Malpass shërbeu si sekretar i çështjeve ndërkombëtare në Departamentin e Thesarit. /Telegrafi/