LAJMI I FUNDIT:

Shefi i Eulexit Hoffman takohet me drejtorin e policisë së Maqedonisë!

Shefi i Eulexit Hoffman takohet me drejtorin e policisë së Maqedonisë!

Drejtori i policisë së Maqedonisë, Gorançe Spasovski, sot në Shkup është takuar me drejtorin e policisë së misionit EULEX në Kosovë, Oliver Hoffmann, me ç’rast është biseduar “për këmbimin e informacioneve për grupet e krimit të organizuar, që funksionojnë në të dy anët e kufirit”.

Gjatë takimit Spasovski – Hoffmann është arritur pajtueshmëri për një takim të ri të tyre dhe udhëheqësve të njësive kompetente për koordinim të policive lidhur me hetimet aktuale penale dhe për të shqyrtuar mundësitë e ekipeve hetimore të përbashkëta në mbrojtjen e dëshmitarëve.


Bashkimi Evropian po shqyrton dërgimin e një misioni evropian për drejtësi dhe polici në Maqedoni, me një mandat më të gjërë se misioni “EULEX” në Kosovë.

Burime pranë Bashkimit Evropian në Bruksel theksuan për INA se nuk përjashtohet mundësia e dërgimit të një misioni mbikëqyrës dhe asistues në sistemin e drejtësisë dhe policisë në Maqedoni, pasi që parashikimet se vendi do të shkojë drejt një krize më të thellë dhe kaosi institucional.

“Pas rrënimit të sistemit të drejtësisë dhe policisë dhe partizimit të skajshëm, që ka ndikuar në humbjen e besueshmërisë tek qytetarët, është i pashmangshëm një misioni i tillë që do të jetë bartës i reformave. Deri tani kemi sinjale pozitive nga disa faktorë politik dhe kanë sugjeruar një mision të tillë. Por nga ana tjetër ka një rezistencë të theksuar nga struktura politike që kanë kapur sistemin dhe institucionet, që janë të zhytur në krim”, theksoi një diplomat i BE-së në Bruksel.

Misioni do të jetë i përqëndruar edhe tek Prokuroria Speciale, me ç’rast do të jetë një suport i fuqishëm për këtë institucion të sapothemeluar dhe që po përballet me barriera të ndryshme nga struktura të pushteteve aktuale në Shkup, që janë të ndërlidhur me aferën e përgjimeve. /Telegrafi/