LAJMI I FUNDIT:

Shefi i diplomacisë serbe thotë se vendi i tij nuk mund të pranojë rezultatet e referendumeve në Donetsk dhe Lugansk

Shefi i diplomacisë serbe thotë se vendi i tij nuk mund të pranojë rezultatet e referendumeve në Donetsk dhe Lugansk

Në kuadër të normave ndërkombëtare, Serbia nuk mund të pranojë rezultatet e referendumeve në rajonet ukrainase, Donetsk dhe Lugansk, ka bërë të ditur sot ministri i Jashtëm i Serbisë, Nikolla Selakoviq.

“Do të ishte në kundërshtim të plotë me interesat tona kombëtare dhe shtetërore – pra ruajtja e sovranitetit dhe integritetit territorial”, theksoi Selakoviq, transmeton Telegrafi.


I pyetur për bashkëpunimin me Rusinë që u nënshkrua në Kombet e Bashkuara, Selakoviq tha se bëhet fjalë për çështje teknike që kryhen nga viti 1996.

“Të sulmosh planin tonë për bashkëpunim nuk është asgjë tjetër veç një arsye që të sulmohet Serbia”, shtoi kreu i diplomacisë së Serbisë.

Ndryshe Serbia është vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor dhe Evropë, që ka refuzuar t’i vë sanksione Rusisë si rezultat i pushtimit rus në Ukrainë.

Ky shtet lëre që nuk mbështeti sanksionet, por vazhdimisht i thur lavde presidentit rus Vladimir Putin që filloi luftën në Ukrainë.

Madje presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka pranuar haptazi se nuk do t’i vë sanksione një shteti që ai e konsideron “mik” dhe që Rusia ka raporte shumë të mira. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Serbia
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Rusia lëshoi ​​një urdhër-arrest për Zelenskyn

Rusia lëshoi ​​një urdhër-arrest për Zelenskyn

Evropa
Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerika
Rusia sulmon me dronë iranian Ukrainën

Rusia sulmon me dronë iranian Ukrainën

Evropa
Kalo në kategori