LAJMI I FUNDIT:

Shefi i diplomacisë kroate nesër në Kosovë

Shefi i diplomacisë kroate nesër në Kosovë

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Integrimeve Evropiane i Kroacisë, Gordan Grliq Radman, të enjten do të qëndrojë për një vizitë zyrtare në Kosovë, ku do të zhvillojë takime bilaterale me krerët shtetëror të vendit tonë.

Sipas mediave kroate, shefi i diplomacisë kroate gjatë qëndrimit në Prishtinë do të takohet me Presidentin e Kosovës Vjosa Osmani-Sadriu, Kryetarin e Kuvendit Glauk Konjufca, Kryeministrin Albin Kurti, Zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi dhe Ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla-Schwarz.

Sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kroacisë, temat e diskutimit gjatë takimeve do të jenë mbështetja e Kroacisë për Kosovën në rrugën evropiane, ndihma konkrete e Kroacisë përmes projekteve të binjakëzimit, stabiliteti dhe siguria e rajonit, rritja e kontigjentit kroat në KFOR, mbrojtja e diasporës më të vjetër kroate në Kosovë (Janjevë dhe Letnicë) dhe dialogu Kosovë- Serbi, transmeton Telegrafi.

Ministri Grliq Radman do të vizitojë gjithashtu përfaqësuesit e pakicës kroate në Janjevë dhe anëtarët e kontigjentit kroat të KFOR.

Pas Kosovës, ministri i jashtëm kroat do të udhëtojë në Malin e Zi. Vizita e tij në Kosovë dhe Malin e Zi vjen para një takimi të Këshillit të Punëve të Jashtme të Bashkimit Evropian më 10 maj, ku një nga pikat në rendin e ditës do të jetë Ballkani Perëndimor./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Bajrami i reagon Muratit pasi tha se ka rritje të qarkullimit të biznesve, e fton për përballje

Bajrami i reagon Muratit pasi tha se ka rritje të qarkullimit të biznesve, e fton për përballje

Lajme
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Kurti: Më herët mirëmbajtja e rrugëve ka kushtuar 57 milionë për tri vjet, ne e kemi zbritur në 38 milionë

Kurti: Më herët mirëmbajtja e rrugëve ka kushtuar 57 milionë për tri vjet, ne e kemi zbritur në 38 milionë

Lajme
Aksident tragjik në Kërçovë, humbin jetën tre persona

Aksident tragjik në Kërçovë, humbin jetën tre persona

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori