LAJMI I FUNDIT:

Shefi i diplomacisë italiane: Dialogu Kosovë-Serbi të përfundojë me njohje reciproke

Shefi i diplomacisë italiane: Dialogu Kosovë-Serbi të përfundojë me njohje reciproke

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, priti sot në takim Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Republikës së Italisë, Luigi Di Maio, me të cilin biseduan për raportet midis dy vendeve dhe dialogun Kosovë-Serbi.

Ministri i Jashtëm, Luigi Di Maio, e uroi kryekuvendarin Konjufca për detyrën e re në krye të institucionit më të lartë përfaqësues dhe për konstituimin e institucioneve të dala nga zgjedhjet e 14 shkurtit.

Njëherësh Di Maio rikonfirmoi gatishmërinë e shtetit italian për forcimin e bashkëpunimit në mes të dy vendeve, si dhe mbështetjen ndaj Kosovës për liberalizimit të vizave dhe në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian, duke u shprehur se Italia është e bindur që Kosova do të jetë në Evropë dhe liberalizimi i vizave do të ndodhë sa më shpejt.

Krykuvendari Konjufca, pasi falënderoi shefin i diplomacisë italiane për ndihmën që Italia, si vend mik, ia ka ofruar Kosovës në periudhat më të vështira të saj, u shpreh se Italia kishte dhe vazhdon të ketë rol domethënës në rimëkëmbjen, zhvillimin dhe perspektivën evropiane të vendit tonë.

Duke veçuar integrimin evropian dhe në NATO si prioritete strategjike të Republikës së Kosovës, Konjufca tha se mbetemi të përkushtuar që marrëdhëniet bilaterale t’i thellojmë dhe avancojmë edhe më tej.

Në takim, ndër të tjera, u diskutua edhe për dialogun me Serbinë, me ç‘rast ministri italian theksoi se pjesë e këtij dialogu asnjëherë nuk mund të jetë pavarësia e Kosovës dhe se rezultat përfundimtar i këtij dialogu duhet të jetë njohja reciproke. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Aktivisti i PSD-së i shkon në tavolinë deputetit të LVV-së: A po ju vjen marre që e pranuat

Aktivisti i PSD-së i shkon në tavolinë deputetit të LVV-së: A po ju vjen marre që e pranuat "Zajednicën", për Këshillin e Evropës...

Lajme
Vrasjet e fundit, ekspertët tregojnë lagjet më problematike të Prishtinës

Vrasjet e fundit, ekspertët tregojnë lagjet më problematike të Prishtinës

Siguri
Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori