LAJMI I FUNDIT:

SHBA u vendos kufizime të vizave zyrtarëve të Partisë Komuniste në Kinë

SHBA u vendos kufizime të vizave zyrtarëve të Partisë Komuniste në Kinë

Sekretari i Shtetit amerikan, Mike Pompeo, ka thënë se Washingtoni u ka vendosur kufizime të vizave, zyrtarëve të Partisë Komuniste në Kinë, pasi besohet të jenë përgjegjës për frenimin e lirisë në Hong Kong.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Pompeo tha se sanksionet ishin vendosur për zyrtarët e tanishëm dhe atyre të mëparshëm të partisë.


Ai u shpreh se masa pasoi në bazë të paralajmërimit të presidentit amerikan, Donald Trump, për të ndëshkuara Pekinin për një ligj të propozuar që mund të prishë autonominë e Hong Kongut.

Me këtë rast Kina reagoi duke thënë se vendimi i SHBA-së nuk ishte i duhur dhe duhet të tërhiqet. /Telegrafi/