LAJMI I FUNDIT:

SHBA teston raketën hipersonike në Paqësor, ka kapacitet të udhëtojë me 6.500 kilometra në orë

SHBA teston raketën hipersonike në Paqësor, ka kapacitet të udhëtojë me 6.500 kilometra në orë

Forcat Ajrore të SHBA-së kanë testuar për herë të parë një raketë hipersonike në Paqësor, në atë që analistët thonë se është një sinjal për Kinën se Uashingtoni ende konkurron në një arenë armësh.

Më 17 mars, një bombardues B-52 që fluturonte nga baza e Forcave Ajrore Andersen në ishullin Guam gjuajti “një raketë të plotë prototip operacionale hipersonike”, konfirmoi një zëdhënës i Forcave Ajrore në një deklaratë për CNN.

Testi i armës hipersonike, i quajtur zyrtarisht Arma e Reagimit të Shpejtë me lëshim ajror (All-Up-Round AGM-183A), u krye në qendrën testuese Reagan në Këajalein Atoll në Ishujt Marshall, pothuajse 1,600 milje (2,600 kilometra) në lindje të Guamit, thuhet në deklaratë, transmeton Telegrafi.


Testet e mëparshme ARRW janë kryer jashtë territorit të SHBA. ARRW përbëhet nga një motor përforcues rakete dhe një mjet rrëshqitës hipersonik, i cili mban një kokë konvencionale.

Ka “synim të sulmojë objektiva me vlerë të lartë, të ndjeshme ndaj kohës dhe me bazë tokësore”, thotë një dokument i Departamentit të Mbrojtjes të vitit 2021.

Raketa hipersonike udhëtojnë me shpejtësi më të madhe sesa ajo prej 5 Mach, ose afërsisht 6.500 kilometra në orë, – duke i bërë ato të vështirë për t’u zbuluar apo lokalizuar në kohë.

Gjithashtu manovrojnë dhe ndryshojnë lartësinë, duke i lejuar të shmangin sistemet aktuale të mbrojtjes raketore. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Momenti kur aeroplani luftarak i Putinit qëllohet mbi Ukrainë, duke “shpërthyer në një top zjarri” – teksa piloti u hodh nga ai

Momenti kur aeroplani luftarak i Putinit qëllohet mbi Ukrainë, duke “shpërthyer në një top zjarri” – teksa piloti u hodh nga ai

Botë
Drone misterioze mbi një bazë gjermane ku po stërviten trupat ukrainase - dyshohen se janë rusë

Drone misterioze mbi një bazë gjermane ku po stërviten trupat ukrainase - dyshohen se janë rusë

Evropa
Historike për Evropën, goditje për Rusinë - shtetet baltike ndërpresin linjat e energjisë elektrike me rusët

Historike për Evropën, goditje për Rusinë - shtetet baltike ndërpresin linjat e energjisë elektrike me rusët

Evropa
Kombet arabe kritikojnë komentet e Netanyahut për

Kombet arabe kritikojnë komentet e Netanyahut për "shtetin palestinez në tokën saudite"

Botë

"Merrini izraelitët në Alaskë dhe Grenlandë", zyrtari saudit tallet me Trumpin dhe Netanyahun

Botë
Greqia vazhdon të dridhet, mbi 800 tërmete në vetëm një javë - ekspertët ngrenë alarm

Greqia vazhdon të dridhet, mbi 800 tërmete në vetëm një javë - ekspertët ngrenë alarm

Greqia
Kalo në kategori