LAJMI I FUNDIT:

SHBA tejkalon Arabinë Saudite në eksport të naftës

SHBA tejkalon Arabinë Saudite në eksport të naftës

Shtetet e Bashkuara të Amerikës tejkaluan Arabinë Saudite si eksportuesja më e madhe e naftës në botë në muajin qershor.

Sipas Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë (IEA), kjo u arrit falë rritjes së prodhimit të naftës së argjilës në vend dhe kufizimeve të OPEC-ut që prekën kryesisht Arabinë Saudite.


“SHBA aktualisht është numër një në qershor, pasi eksportet e naftës së papërpunuar u rritën mbi tre milionë fuçi në ditë, duke rritur eksportet totale të naftës së papërpunuar dhe produkteve në gati 9 milionë fuçi në ditë. Në të njëjtën kohë, Arabia Saudite zvogëloi eksportet e produkteve të naftës së papërpunuar dhe ato të rafinuara”, thotë IEA në Raportin e Tregut të Naftës për muajin shtator, përcjell Telegrafi.

Raporti i IEA-së nuk jep shifra specifike për eksportet e naftës së papërpunuar të SHBA-së dhe Arabisë Saudite, megjithatë, shifrat e Nismës së Organizatave të Përbashkëta (JODI) tregojnë se eksportet e naftës së papërpunuar të Arabisë Saudite mesatarisht ishin 6.72 milionë fuçi në ditë në muajin qershor, ndërsa eksportet e produkteve të përgjithshme të naftës mesatarisht ishin 1.27 milion fuçi në ditë. Kjo solli sasinë totale të eksporteve të naftës për vendin në qershor në 7.99 milionë fuçi në ditë.

Ndalohet përkohësisht prodhimi i naftës nga Arabia Saudite
Lexo po ashtu Ndalohet përkohësisht prodhimi i naftës nga Arabia Saudite

Në muajin qershor, eksportet e naftës së papërpunuar të SHBA-së mesatarisht ishin 3.41 milionë fuçi në ditë ndërsa eksportet e përgjithshme të produkteve të naftës arritën në 5.44 milionë fuçi në ditë, duke sjellë vlerën totale të eksporteve të naftës në 8.85 milionë fuçi në ditë.

Eksportet e naftës së papërpunuar të SHBA-së u rritën gradualisht pas dhjetorit të 2015-së kur ish-presidenti Barack Obama hoqi ndalimin e vetë-imponuar katër dekada të eksporteve të naftës bruto të prodhuar në vend që ishte aktive që nga viti 1973 gjatë krizës së naftës të OPEC-ut. /Telegrafi/