LAJMI I FUNDIT:

ShBA do të vazhdojë partneritetin e ngushtë dhe të fuqishëm me Ministrinë e Mbrojtjes

ShBA do të vazhdojë partneritetin e ngushtë dhe të fuqishëm me Ministrinë e Mbrojtjes

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, përmes video-lidhjes zhvilloi sot takim me Zëvendës-ndihmësen e Sekretarit të Mbrojtjes së SHBA-së, Laura Cooper.

Me këtë rast, Cooper, e uroi ministrin Mehaj për detyrën e ministrit të mbrojtjes. Ajo premtoi se SHBA, përmes programeve shtetërore, do të vazhdojë partneritetin e ngushtë dhe të fuqishëm me Ministrinë e Mbrojtjes së Republikës së Kosovës në mënyrë që të përmbushë me sukses të plotë synimet e saj.


Në komunikatën ministrore thuhet se ministri Mehaj e falënderoi Cooper për urimet dhe shprehu falënderimin dhe mirënjohjen e thellë për SHBA-në për mbështetjen e pazëvendësueshme për vendin tonë si dhe në të arriturat e gjithëmbarshme të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së. Ministri Mehaj, në vazhdim, theksoi se mbështetja e deritashme nga SHBA ka qenë jetike në realizimin e aftësive dhe kapaciteteve operacionale të ndërveprueshme me forcat aleate të vendeve partnere dhe anëtare të NATO-së duke shprehur mirënjohjen e thellë për mundësinë historike të pjesëmarrjes së trupave të FSK-së në operacione jashtë vendit krahë forcave amerikane.

Në fund të dy u pajtuan që bashkëpunimi në mes dy vendeve në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë të zgjerohet edhe më shumë në funksion të paqes, sigurisë e stabilitetit rajonal e më gjerë.

Me Cooper, takim të ndarë, përmes video-lidhjes, zhvilloi edhe komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, i cili falënderoi atë për interesimin dhe përkrahjen e vazhdueshme të saj për zhvillimin dhe avancimin e FSK-së. Nga ana e saj, Cooper, shprehu vlerësimin e saj për të arriturat e deritashme të FSK-së edhe pse në kushte pandemie e sidomos në procesin e implementimit të Planit të Tranzicionit të FSK-së. Të dy ranë dakord që bashkëpunimi të fuqizohet edhe më tej në të ardhmen në funksion të zhvillimit të FSK-së për realizimin e plotë të misionit të saj.

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori