LAJMI I FUNDIT:

SHBA do të vazhdojë partneritetin e fuqishëm me FSK-në

SHBA do të vazhdojë partneritetin e fuqishëm me FSK-në

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, është pritur në takim nga ambasadori i SHBA-së në Prishtinë Jeffrey M. Hovenier me të cilin ka biseduar për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes në shërbim të paqes, stabilitetit dhe sigurisë rajonale.

Siç njoftohet, përveç diskutimit mbi situatën e sigurisë, ministri Mehaj ambasadorit Hovenier i shprehu mirënjohjen e thellë për mbështetjen e pazëvendësueshme për Kosovën në ndërtimin, zhvillimin dhe avancimin e gjithmbarshëm të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së.


Gjithashtu, ministri Mehaj ritheksoi faktin se mbështetja e SHBA-së është jetike në zhvillimin e aftësive dhe kapaciteteve operacionale me forcat aleate të vendeve partnere dhe anëtare të NATO-së.

Ai gjatë takimit njoftoi diplomatin amerikan për nivelin e përgatitjeve për stërvitjen “Defender-Europe’23” në koordinim me SHBA dhe vendet tjera aleate, si dhe vullnetin e gatishmërinë e plotë për pjesëmarrje në operacionet e përbashkëta paqeruajtëse.

Ndërsa, ambasadori Hovenier premtoi se SHBA përmes bashkëpunimit me Gardën Kombëtare të Iowa-s dhe programeve tjera do të vazhdojë partneritetin e fuqishëm me Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK-në.

Në trend Lajme

Më shumë
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

Kronika e Zezë
Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Drejtësi
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori