SHBA-të shprehin kënaqësinë nga bashkangjitja e Maqedonisë në aksionin diplomatik kundër Rusisë
Stejt Departamenti Amerikan në një deklaratë për AIM sot theksoi se SHBA-të janë krenarë që Maqedonia u bashkangjit në aksionin e përbashkët amerikane-evropiane kundër Rusisë për sjelljen e saj të papërgjegjshme, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Republika e Maqedonisë para dy ditësh bëri dëbimin e një diplomati rus dhe u bë pjesë e akisonit të SHBA-ve, Kanadasë dhe 20 shteteve tjera evropiane në të cilin u dëbuan gjithsej 139 diplomatë dhe agjentë rus nga këto shtete si përgjigje ndaj sulmit me agjens helmues nervor, të kryer në Salisbury të Anglisë.
“Treguam qartë se jemi solidarë me Britaninë e Madhe dhe dërguam porosi të qartë se me sjelljen e saj të papëgjegjshme Rusia paguan çmim të lartë. Vazhdojmë të jemi në koordinim me partnerët dhe aleatët tanë, ndërsa ata që ende nuk e kanë ndërmarrë këtë veprim, i inkurajojmë të ndërmarrin masa për dërgimin e porosisë së ngjashme drejt Rusisë”, thuhet në kumtesë./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251