Të paktën tetë persona u vranë gjatë një shkëmbimi zjarri pranë një sinagoge në Pitsburg, në Pensilvani.

Një person i armatosur ka hapur zjarr gjatë ceremonisë së lutjeve të së shtunës, në vendin e quajtur “Trungu i Jetës.”


Teksa qëllonte, agresori thërriste: “Të gjithë hebrenjtë duhet të vdesin”, shkruan CNN.

Agresori është arrestuar, por autoritetet nuk janë siguruar ende nëse ka qenë vetëm.

181027110031 02 pittsburgh shooting 1027 screengrab exlarge 169

Lidhur me këtë ngjarje, Presidenti Trump reagoi në Twitter.

Ai u bëri thirrje banorëve të zonës në Pitsburg të Pensilvanisë të bëjnë kujdes derisa situata të jetë nën kontroll.

Universiteti Carnegie Mellon, që ndodhej pranë ngjarjes, nxitoi të mblidhte studentët e stafin në një zonë të sigurt urgjence.

Gjithashtu Policia përmes një postimi në Twitter ka kërkuar që njerëzit të shmangin zonën ku ka ndodhur sulmi, përcjell Telegrafi.