Departamenti amerikan i Drejtësisë do të hetojë përpjekjet e vetë Departamentit për të konfiskuar disa komunikime të demokratëve në Kongres, gjatë udhëheqësisë së ish-presidentit Donald Trump.
Ky hap, i bërë i ditur më 11 qershor nga Zyra e Inspektorit të Përgjithshëm, ka ardhur pas raportimeve se zyrtarë të Departamentit të Drejtësisë kanë konfiskuar të dhëna më 2018 nga dy ligjvënës demokratë të Dhomës së Përfaqësuesve, si dhe të një pjese të stafit dhe familjeve të tyre.
Ky sigurim i të dhënave ka qenë përpjekje e administratës Trump për të kuptuar se kush ka qenë duke nxjerrë informacion të klasifikuar dhe jopublik, të lidhur me hetimet për Rusinë, dhe çështje tjera me rëndësi për sigurinë kombëtare.
Departamenti i Drejtësisë heton në vazhdimësi për mënyra të tilla të rrjedhjes së informacionit, mirëpo një hetim i tillë që shënjestron Kongresin është jashtëzakonisht i rrallë.
Deri më tani nuk ka shenja se Departamenti i Drejtësisë ka përdorur të dhënat e sigurura për të gjykuar dikë.
Demokratët e Kongresit i kanë konsideruar këto pretendime shokuese, derisa demokratët e Senatit kanë bërë thirrje që dy avokatët e Trumpit të dëshmojnë.
Departamenti i Drejtësisë është thënë se ka siguruar atëbotë incizime të thirrjeve telefonike, mesazhe dhe vendndodhjen e këtyre personave, mirëpo jo edhe të dhëna tjera nga telefonat siç janë fotografitë apo emailat.
Ky lajm vjen pas atij të javës së kaluar, në të cilin është thënë se Departamenti amerikan i Drejtësisë ka siguruar në mënyrë sekrete incizimet e reporterëve të gazetave The New York Times, The Washington Post, dhe CNN. /REL/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Rrëfimi i ukrainases 98-vjeçe, që eci dhjetë kilometra për të shpëtuar nga territori i pushtuar
Ukrainasit bombardojnë qendrën trajnuese të rusëve, e godasin me sistemin raketor amerikan ATACMS
Deshifrohet një tekst i lashtë – ai tregon se si dukej mbrëmja e fundit e Platonit
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri
Deshifrohet një tekst i lashtë - ai tregon se si dukej mbrëmja e fundit e Platonit
Mallkimi i Faraonit: Mitet dhe realiteti i varreve egjiptiane
Ministri i Jashtëm i Bosnjës e Hercegovinës i reagon Gjuriqit, thotë se e ka keqcituar: Ke gënjyer Marko
Ukrainasit sërish sulmojnë me dron një rafineri nafte në Rusi
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit