LAJMI I FUNDIT:

SHBA po konsideron ndërprerjen e financimit të batalionit famëkeq izraelit

SHBA po konsideron ndërprerjen e financimit të batalionit famëkeq izraelit

Batalioni Netzah Yehuda pritet të veçohet nga qeveria amerikane dhe të ndërpritet nga financimi, në lëvizjen e parë të tillë kundër ushtrisë izraelite.

Raportet pretendojnë se Departamenti i Shtetit të SHBA-së (DASH) do të zbatojë të ashtuquajturin ligjin Heavy kundër batalionit izraelit, i cili e ndalon ndihmën për njësitë ushtarake të huaja e fajtore për shkeljen e të drejtave të njeriut, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.

Pse Netzah Yehuda është bërë famëkeq?


Batalioni Netzah Yehuda u krijua për të ndihmuar hebrenjtë ortodoksë të shërbenin në ushtri. Ai është bërë famëkeq pas përfshirjes në një rast të keqtrajtimit të palestinezëve, shumë raste prej të cilave ushtarët i kanë filmuar me telefonat e tyre.

SHBA gati t’i vendosin sanksione njësisë ushtarake izraelite, për shkelje të drejtave të njeriut kundër palestinezëve
Lexo po ashtu SHBA gati t’i vendosin sanksione njësisë ushtarake izraelite, për shkelje të drejtave të njeriut kundër palestinezëve

Ushtarët e batalionit janë ndjekur penalisht për shkelje të të drejtave të njeriut dhe janë akuzuar për vrasje të paligjshme, tortura dhe sulme.

Por, kjo lëvizje nga SHBA-ja po konsiderohet si absurde nga Ministri i Mbrojtjes së Izraelit, Yoav Galant, i cili tregoi solidaritet me ushtarët e batalionit.

“Askush në botë nuk mund të na mësojë për moralin dhe vlerat”, tha Galant.

Megjithatë, ligji Heavy kundër batalionit izraelit nënkupton se ky mund të jetë vetëm fillimi i sanksioneve amerikane kundër ushtrisë së Benjamin Netanyahut. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Azia
Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Evropa
Financial Times: Zelensky i kishte reaguar me nervozizëm njeriut të Trump në takimin për mineralet

Financial Times: Zelensky i kishte reaguar me nervozizëm njeriut të Trump në takimin për mineralet

Evropa
SHBA i bashkohet Rusisë në votimin kundër rezolutës së OKB-së që dënon agresionin e Moskës

SHBA i bashkohet Rusisë në votimin kundër rezolutës së OKB-së që dënon agresionin e Moskës

Evropa
Trump thotë se armëpushimi duhet të vijë

Trump thotë se armëpushimi duhet të vijë "sa më shpejt të jetë e mundur", beson se 'kostoja dhe barra' e sigurimit të paqes duhet të bie mbi kombet e Evropës

Evropa
Putin do të pranonte paqeruajtës në Ukrainë si pjesë e marrëveshjes së paqes, thotë Trump

Putin do të pranonte paqeruajtës në Ukrainë si pjesë e marrëveshjes së paqes, thotë Trump

Evropa
Kalo në kategori