LAJMI I FUNDIT:

SHBA mund tu kërkojë refugjatëve fjalëkalimet e tyre nga rrjetet sociale për t’i lejuar hyrjen në vend!

SHBA mund tu kërkojë refugjatëve fjalëkalimet e tyre nga rrjetet sociale për t’i lejuar hyrjen në vend!

Departamenti amerikan dhe Sekretari i Sigurisë Kombëtare, John Kelly ka njoftuar Kongresin se ata janë duke e marrë parasysh idenë që tu kërkojnë refugjatëve dhe aplikantëve të vizave nga shtatë vendet me shumicë myslimane të dorëzojnë fjalëkalimet e tyre të rrjeteve sociale nga Facebook dhe faqet e tjera, si pjesë e një kontrolli të sigurisë.

“Ne duam që t’i marrim kredencialet e tyre nga rrjetet sociale dhe të pyesim: Çfarë do të bëni, çfarë do të thoni?” i tha ai Komitetit për Sigurinë Kombëtare të martën.


“Në qoftë se ata nuk duan të bashkëpunojnë, atëherë të njëjtit nuk mund të hyjnë brenda SHBA-ve.”

Kelly i referohej shteteve si Siria, Iraku, Irani, Somalia, Sudani, Libia dhe Jemeni, qytetarët e të cilëve u ndaluan të hyjnë në SHBA me urdhër ekzekutiv të presidentit Trump.

Kjo mënyrë, megjithatë, mbetet një sfidë  ligjore, pasi një gjykatës federal e ka bllokuar zbatimin e këtij urdhëri.

Administrata e Trump kërkoi nga një gjykatë federale e apelit ta përmbysur vendimin e gjykatës më të ulët.