LAJMI I FUNDIT:

SHBA mund të vendosin sistemin antiraketor për të mbrojtur trupat amerikane në Irak

SHBA mund të vendosin sistemin antiraketor për të mbrojtur trupat amerikane në Irak

Pentagoni ka gjasa të vendos një sistem të mbrojtjes raketore në Irak, në përgjigje të Iranit, pas sulmit me raketa balistike në një bazë të Irakut ku strehonte trupa amerikane në fillim të këtij muaji, thanë zyrtarët e mbrojtjes për Fox News.

Masa vjen pasi trupat amerikane u dërguan në një institucion mjekësor në Gjermani pasi u ankuan për lëndime në kokë pas sulmit me raketa iraniane, transmeton Telegrafi.

Njëmbëdhjetë trupa amerikane fluturuan nga Iraku në fund të javës së kaluar për trajtim, sipas një zëdhënësi të forcave amerikane në Lindjen e Mesme.

Duke folur në Davos më herët të mërkurën, në Forumin Ekonomik Botëror, presidenti Donald Trump duket se minimizon masën e plagëve të trupave.

“Kam dëgjuar se ata kanë dhimbje koke dhe disa gjëra të tjera”, tha Trump. “Por unë do të thosha dhe mund të raportoj se nuk është shumë serioze”.

Më 8 janar, Irani hodhi 11 raketa balistike me rreze të shkurtër në bazën ajrore al-Asad në Irak, ku strehoheshin më shumë se 1.000 trupa amerikane.

Sulmi ishte në shenjë hakmarrjeje për autorizimin e Trumpit për një sulm me dron që vrau Qassem Soleimanin, gjeneralin e lartë ushtarak të Iranit.

Trump kërcënoi me sanksione ndaj Irakut në fillim të këtij muaji nëse qeveria shkon përpara me plane për të dëbuar 5,000 trupat amerikane të vendosur aktualisht në Irak.

Fox News raportoi më parë se ushtria amerikane nuk rrëzoi asnjë nga raketat balistike të Iranit sepse nuk kishte asnjë sistem mbrojtjeje raketash aty. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
I kishin vendosur për ukrainasit, e pësuan vetë – rusët hidhen në erë nga minat që bashkëluftëtarët e tyre i kishin montuar për ushtarët e Kievit

I kishin vendosur për ukrainasit, e pësuan vetë – rusët hidhen në erë nga minat që bashkëluftëtarët e tyre i kishin montuar për ushtarët e Kievit

Evropa
Ukrainasja bëhet simbol i rezistencës, pavarësisht se rusët ia bombarduan lokalin në Kiev – ajo vazhdon të shërbejë kafe

Ukrainasja bëhet simbol i rezistencës, pavarësisht se rusët ia bombarduan lokalin në Kiev – ajo vazhdon të shërbejë kafe

Evropa
Ukrainasit shkatërrojnë me dron kamikaz autoblindën e rrallë ruse, që për herë të parë u përdor në katastrofën bërthamore të Çernobilit

Ukrainasit shkatërrojnë me dron kamikaz autoblindën e rrallë ruse, që për herë të parë u përdor në katastrofën bërthamore të Çernobilit

Evropa
Xhakarta më nuk do të jetë kryeqyteti i Indonezisë

Xhakarta më nuk do të jetë kryeqyteti i Indonezisë

Azia
Scholz: Paqja në Ukrainë është e mundur në çdo moment, vetëm Putin le t’i tërheq trupat

Scholz: Paqja në Ukrainë është e mundur në çdo moment, vetëm Putin le t’i tërheq trupat

Evropa
Mbështetësit e PKK-së kurde sulmojnë punonjësit e aeroportit në Paris – tentuan të parandalojnë ekstradimin e anëtarit të PKK-së në Turqi

Mbështetësit e PKK-së kurde sulmojnë punonjësit e aeroportit në Paris – tentuan të parandalojnë ekstradimin e anëtarit të PKK-së në Turqi

Evropa
Kalo në kategori