LAJMI I FUNDIT:

SHBA mund të ndalojë përdorimin e kamerave kineze të mbikëqyrjes, duke përmendur rreziqet e sigurisë

SHBA mund të ndalojë përdorimin e kamerave kineze të mbikëqyrjes, duke përmendur rreziqet e sigurisë

Rregullatorët amerikanë janë të gatshëm të ndalojnë produktet nga Huawei Technologies Co. dhe katër kompani të tjera elektronike kineze, duke përfshirë kamerat e mbikëqyrjes të përdorura gjerësisht nga shkollat amerikane, duke rritur presionin mbi furnizuesit e teknologjisë që pretendohet të jenë rreziqe të sigurisë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Hangzhou Hikvision Digital Technology Co. dhe Dahua Technology Co., kamerat e të cilave mund të gjenden në shkollat e SHBA-së dhe objektet e qeverisjes vendore, janë shënjestruar dhe Komisioni Federal i Komunikimeve do të votojë të enjten.


Gjithashtu të përmendura janë edhe gjigandi i telekomit ZTE Corp dhe Hytera Communications Corp.

Urdhri do të ndalonte shitjet në SHBA të pajisjeve të specifikuara nga kompanitë. Veprimi fillon një periudhë rishikimi përpara një votimi përfundimtar për çështjen.

Në propozim, FCC tha që gjithashtu mund të revokojë autorizimin e saj të mëparshëm për pajisjet nga kompanitë, një hap që mund të detyrojë shkollat dhe klientët e tjerë të SHBA të zëvendësojnë sistemet e kamerës.

FCC, Kongresi dhe Shtëpia e Bardhë kanë bërë përpjekje për të siguruar që pajisjet Huawei dhe ZTE të mos përdoren në rrjetet amerikane, duke përmendur rreziqet e spiunazhit kibernetik që kompanitë e mohojnë. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Roboti u pyet

Roboti u pyet "a mund ta ndërton vetveten", me përgjigjen i habiti të gjithë

Teknologji
Zhvillohet gara e parë midis një aeroplani luftarak me pilot njerëzor dhe një tjetri të kontrolluar nga Al

Zhvillohet gara e parë midis një aeroplani luftarak me pilot njerëzor dhe një tjetri të kontrolluar nga Al

Teknologji
Pas dhjetë orë pune, Robotin se mbajnë këmbët - rrëzohet në Chicago

Pas dhjetë orë pune, Robotin se mbajnë këmbët - rrëzohet në Chicago

Teknologji
Netflix nuk do të zbulojë numrin e abonentëve dhe sa para fiton

Netflix nuk do të zbulojë numrin e abonentëve dhe sa para fiton

Teknologji
Roboti që i kapërceu kufijtë po del në pension

Roboti që i kapërceu kufijtë po del në pension

Teknologji
Mjekët japonezë padisin Google për informata të rreme dhe kërkojnë dëmshpërblim

Mjekët japonezë padisin Google për informata të rreme dhe kërkojnë dëmshpërblim

Teknologji
Kalo në kategori