SHBA miraton sanksione ndaj Iranit

Senati votoi të premten, për t’i futur sanksionet në kuadër të ligjit vjetor të politikës mbrojtëse.
Shtetet e Bashkuara kanë imponuar një seri sanksionesh ndaj Iranit, të cilat synojnë që t’i bëjnë presion Republikës Islamike në ndaljen e zhvillimit të programit bërthamor.
Monedha e Iranit ka pësuar rënie tejet të madhe këtë vit, derisa eksportet e naftës janë goditur nga sanksionet e SHBA-së dhe ato të BE-së, transmeton Rel.
Projekt-ligji duhet të miratohet nga Dhoma e Përfaqësuesve dhe të nënshkruhet nga presidenti Barack Obama para se të shndërrohet në ligj.
Irani thotë se programi i tij bërthamor është për qëllime paqësore. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals










































