LAJMI I FUNDIT:

SHBA mbështet institucionet e sigurisë në Kosovë

SHBA mbështet institucionet e sigurisë në Kosovë

Ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, ka pritur në takim njoftues Jesicca Long, shefe e Zyrës Politike-Ekonomike në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë.

Në këtë takim u bisedua për marrëdhëniet dhe bashkëpunimin mes SHBA-ve dhe Republikës së Kosovës, për çështjen e sigurisë në vend dhe për sektorin e gjendjes civile të Kosovës.

Ministri Gashi gjatë këtij takimi kërkoi nga Long vazhdimin e përkrahjes në forcimin e rendit dhe ligjit si dhe e falënderoi atë për përkrahjen që ka dhënë SHBA për projektet në kuadër të MPB-së ndër vite.


Ndërsa, Long shprehu gatishmërinë e SHBA-së për përkrahjen e institucioneve të sigurisë në Kosovë dhe thellimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme, në interes të të gjithë qytetarëve të Kosovës.

Gjithashtu, në këtë takim u diskutua edhe për shërbimet e gjendjes civile dhe sistemin e unifikuar të gjendjes civile, ku SHBA ka dhënë një kontribut të rëndësishëm që ky sistem të jetë në përputhje me standardet ndërkombëtare.