LAJMI I FUNDIT:

SHBA, kryeprokurori i ka ditët e numëruara

SHBA, kryeprokurori i ka ditët e numëruara

Shtëpia e Bardhë bëri me dije se do të vendosë së shpejti për fatin e Prokurorit të Përgjithshëm Jeff Sessions, pasi një lumi kritikash që ai mori nga presidenti Trump.

Përmes disa mesazheve në Twitter, Trump e cilësoi kryeprokurorin të dobët dhe në telashe.

Më vonë, gjatë një komenti nga Shtëpia e Bardhë, Trump tha se ishte i zhgënjyer me Sessions, pasi ai nuk duhet të kishte hequr dorë nga hetimi për Rusinë.


Trump akuzoi kryeprokurorin gjithashtu se nuk po tregon ashpërsi ndaj krimeve të Hillari Klinton.

Vetë Sessions ditë më parë dhe njerëzit pranë tij thonë se ai do të qëndrojë në post dhe do të vazhdojë të kryejë detyrën.

Pas kritikave të presidentit Trump, Anthony Scaramucci, drejtori i sapo zgjedhur i komunikimeve, i hapi rrugë spekulimeve se ditët e prokurorit të përgjithshëm janë të numëruara.

“Shumë shpejt do të marrim një vendim”, deklaroi Scaramucci para gazetarëve.

I pyetur nëse presidenti Trump dëshiron largimin e Sessions, Scaramucci tha se niveli i tensionin në raportin mes tyre është tashmë publik.

Mediat amerikane raportuan se Sessions kishte kërkuar një takim me Trump për të diskutuar situatën, por sipas Scaramuccit presidenti nuk ka ndërmend ta bëjë këtë. /kp/

Në trend Botë

Më shumë
Deti në Turqi është tërhequr më shumë se 200 metra, qytetarët frikësohen se është për shkak të një tërmeti

Deti në Turqi është tërhequr më shumë se 200 metra, qytetarët frikësohen se është për shkak të një tërmeti

Turqia
Zelensky ka treguar se çka planifikon t'i ofrojë Rusisë

Zelensky ka treguar se çka planifikon t'i ofrojë Rusisë

Evropa
Njihuni me 10 forcat speciale ushtarake më të frikshme në botë (Foto)

Njihuni me 10 forcat speciale ushtarake më të frikshme në botë (Foto)

Shefi i Pentagonit: Evropianët duhet të investojnë më shumë në mbrojtjen e tyre, atëherë amerikanët do të bashkohen për t'ju ndihmuar

Shefi i Pentagonit: Evropianët duhet të investojnë më shumë në mbrojtjen e tyre, atëherë amerikanët do të bashkohen për t'ju ndihmuar

Amerika
Tërmet i fuqishëm në Kroaci, njerëzit po braktisin shtëpitë e tyre

Tërmet i fuqishëm në Kroaci, njerëzit po braktisin shtëpitë e tyre

Kroacia
Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

Kalo në kategori