LAJMI I FUNDIT:

SHBA-ja thotë se ka parë disa shenja që forcat ruse po tërhiqen nga Khersoni

SHBA-ja thotë se ka parë disa shenja që forcat ruse po tërhiqen nga Khersoni

Ekspertët janë të ndarë me atë nëse Rusia me të vërtetë po planifikon të tërheqë forcat e saj nga qyteti i Khersonit.

Ministri i Mbrojtjes i Moskës, Sergei Shoigu, e bëri njoftimin të mërkurën në televizionin kombëtar – një lëvizje e pazakontë në mes të një konflikti, transmeton Telegrafi.

Por Shtëpia e Bardhë ka thënë se ka disa shenja që forcat ruse mund të planifikojnë të tërhiqen nga qyteti.


Këshilltari për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan, tha se kjo nuk do të thotë se lufta po përfundon dhe shtoi se Washingtoni nuk po i bën presion Ukrainës që të përfshihet në negociatat me Rusinë. /Telegrafi/