LAJMI I FUNDIT:

SHBA-ja tejkalon shifrën e 400 mijë viktimave shkaku i COVID-19

SHBA-ja tejkalon shifrën e 400 mijë viktimave shkaku i COVID-19

Autoritetet shëndetësore amerikane kanë zbardhur raportin më të ri rreth pandemisë

Sipas Universiteti Johns Hopkins, SHBA-ja tashmë ka të paktën 400,022 viktima shkaku i COVID-19.


Të paktën 24,163,707 raste janë regjistruar me coronavirus në Shtetet e Bashkuara, raporton cnn.

Johns Hopkins regjistroi vdekjen e parë shkaku i coronavirusit më 29 shkurt në shtetin e Uashingtonit.

Më vonë në pranverë, dy vdekje të mëparshme në Kaliforni u konfirmuan pas vdekjes se ishin nga coronavirusi. /Telegrafi/