LAJMI I FUNDIT:

SHBA-ja rivendos sanksionet tregtare ndaj Iranit

SHBA-ja rivendos sanksionet tregtare ndaj Iranit

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë rinovuar të gjitha sanksionet tregtare ndaj Iranit, të cilat u shfuqizuan më parë pas arritjes së marrëveshjes ndërkombëtare rreth programit bërthamor të Iranit.

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo dhe Sekretari amerikan i Thesarit, Steven Mnuchin javën e kaluar njoftuan se nga data 4 nëntor përsëri hyjnë në fuqi sanksionet në lidhje me sektorin energjisë, ndërtimit të anijeve, transportin dhe sektorin financiar të Iranit, përcjell Telegrafi.


Kjo është faza e dytë e rinovimit të sanksioneve ndaj Iranit pasi presidenti amerikan, Donald Trump lëshoi ​​një vendim në muajin maj të këtij viti për t’u tërhequr nga marrëveshja ndërkombëtare e programit bërthamor të Iranit.

Administrata e Trumpit përmes sanksioneve ushtron presion mbi autoritetet iraniane nga të cilat kërkon përmbushjen e listës prej 12 kërkesave për heqjen e sanksioneve. /Telegrafi/