Shtetet e Bashkuara presin që Serbia të zgjidhë rastin e djegies së ambasadës amerikane në Beograd dhe atë të vrasjes së vëllezërve Bytyçi, ka thënë ambasadori i Shteteve të Bashkuara (SHBA) në Serbi, Anthony Godfrey.
Këto dy raste, kanë rënduar raportet mes Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara, për vite me radhë.
“Në takimet e mia të para me ministrat e Qeverisë së Serbisë, kam biseduar për të dyja rastet. Ne kishim një dialog të hapur, duke mos lënë pas dore asnjë temë. Pjesa më e madhe e ndihmës që Shtetet e Bashkuara i japin Serbisë ka të bëjë me sundimin e ligjit. Ne presim që këto raste të zgjidhen dhe autorët të dënohen”, tha Godfrey.
Ai këto komente i bëri gjatë nënshkrimit të një marrëveshjeje ndihme për Serbinë nga ana e Shteteve të Bashkuara, që kap vlerën e 20.3 milionë dollarë.
Ministrja për Integrime Evropiane në Qeverinë e Serbisë, Jadranka Joksimoviq, tha se secili proces i iniciuar do të ketë epilogun e tij.
Ajo deklaroi se është detyrë e autoriteteve që të përcaktojnë se kush është fajtor, dhe se Qeveria e Serbisë “nuk ka qenë kurrë jobashkëpunuese kur bëhet fjalë për ato dy raste”.
Vëllezërit Agron, Mehmet dhe Yll Bytyçi janë arrestuar në vitin 1999 në Serbi, për shkak të, siç kanë thënë zyrtarët serbë, kalimit të paligjshëm të kufirit.
Ata janë liruar nga burgu pasi janë dënuar dhe më pas janë vrarë. Trupat e tyre janë gjetur në një varr masiv, pranë Petrovo Sellos në lindje të Serbisë, në vitin 2001.
Dy policë të akuzuar për ndihmë në likuidimin e vëllezërve Bytyçi, Sreten Popoviq dhe Millosh Stojanoviq, janë shpallur të pafajshëm me vendim të Gjykatës së Lartë në Beograd për krime lufte.
Gjykata ka thënë se nuk ka prova për përfshirjen e tyre në vrasjet e kryera në korrik të vitit 1999.
Rezoluta për vëllezërit Bytyçi nuk i shqetëson figurat përgjegjëse në Serbi.
Rasti tjetër, ka të bëjë me incidentin e 21 shkurtit të vitit 2008 në Beograd, kur pas një tubimi të organizuar nga qeveria për të kundërshtuar shpalljen e pavarësisë së Kosovës, një grup huliganësh hodhën gurë dhe objekte të tjera ndaj ambasadës së SHBA-së, me ç’rast ishte ndezur zjarr në objektin e ambasadës. /Rel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëProfesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës
Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave
Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën
Në automjetin me targa të Serbisë, policia konfiskoi 390 kg duhan kontrabandë në Gjilan
Deputeti i LVV-së akuzon opozitën, Basha: Po i shtrembëron raportet ndërkombëtare për Kosovën
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe