SHBA-ja po ua anulon vizat personave që ‘festojnë’ vdekjen e aleatit të Trumpit

Shtetet e Bashkuara po heqin dhe po u refuzojnë vizat njerëzve që festojnë vrasjen e aktivistit konservator, Charlie Kirk, sipas Sekretarit të Shtetit të SHBA-së, Marco Rubio.
“Amerika nuk do të mikpresë të huaj që festojnë vdekjen e qytetarëve tanë”, Rubio shkroi në platfoprmën X.
“Po kryhen revokime të vizave. Nëse je këtu me vizë dhe përkrah publikisht vrasjen politike të një figure publike, përgatitu të dëbohesh”, shtoi ai.
America will not host foreigners who celebrate the death of our fellow citizens.
Visa revocations are under way. If you are here on a visa and cheering on the public assassination of a political figure, prepare to be deported. You are not welcome in this country. pic.twitter.com/dQys2OAeK7
— Secretary Marco Rubio (@SecRubio) September 16, 2025
Mesazhi i Rubios erdhi pas një paralajmërimi të ngjashëm javën e kaluar nga zëvendës‐Sekretari i Shtetit Christopher Landau.
“Dua të theksoj se të huajt që promovojnë dhunën dhe urrejtjen nuk janë të mirëpritur në vendin tonë”, deklaroi Landau.
“Jam revoltuar të shoh disa në rrjetet sociale që lavdërojnë, racionalizojnë, ose e marrin me lehtësi ngjarjen, dhe kam urdhëruar zyrtarët tanë konsullorë të ndërmarrin veprime të përshtatshme”, përfundoi ai.
Ndryshe, Kirk ishte edhe aleat i presidentit aktual amerikan, Donald Trump, i cili e ka vlerësuar lartë kontributin e tij. /Telegrafi/




















































