LAJMI I FUNDIT:

SHBA-ja planifikon dërgimin e astronautëve në Hënë brenda pesë vjetësh

SHBA-ja planifikon dërgimin e astronautëve në Hënë brenda pesë vjetësh
Foto: AFP

Nënpresidenti i SHBA-së, Mike Pence, tha se vendi synon të dërgojë astronautët në Hënë deri në vitin 2024.

Pence e bëri premtimin në një fjalim në Alabama, duke thënë se ndër astronautët do të ishte edhe një grua.


“Plani i kësaj administrate të SHBA-së është që të rikthejë austronautët në hënë brenda pesë viteve të ardhshme”, tha ai.

“Më lejoni të jem i qartë, gruaja e parë dhe një astronaut tjetër do të nisen nga raketa amerikane dhe nga toka amerikane”, deklaroi Pence.

Muaji korrik i këtij viti shënon 50 vjetorin e zbarkimit të parë të njeriut në Hënë.

Astronautët e Apollo-s të NASA-s ishin të fundit që ecën në hënë më 1972, dhe asnjë vend deri më tani nuk ka bërë një përpjekje serioze për të dërguar njerëzit në Hënë.

Për dekada me radhë, administratat amerikane kanë shkuar shqyrtuar mes Hënës dhe Marsit si një prioritet për eksplorimin e hapësirës.

Ish presidenti, Barak Obama, favorizoi Marsin si destinacionin e ardhshëm të madh të astronautëve, ndërsa Presidenti Donald Trump shtyu përpara planet për Hënën.

Pence nuk dha asnjë çmim se sa mund të kushtojë ky udhëtim. Por, NASA ka rritur përpjekjet e saj për t’u bashkuar me kompanitë private, si SpaceX dhe Boeing, për të zgjeruar aftësinë për të dërguar njerëzit në hapësirë./rel/

Në trend Botë

Më shumë
SHBA fillon ndërtimin e bazës lundruese në brigjet e Gazës

SHBA fillon ndërtimin e bazës lundruese në brigjet e Gazës

Botë
Blinken: Rusia do të përballej me vështirësi në Ukrainë nëse nuk do të kishte ndihmën e Kinës

Blinken: Rusia do të përballej me vështirësi në Ukrainë nëse nuk do të kishte ndihmën e Kinës

Botë
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Zbulohen detaje dhe pamje të vjedhjes nga grupi kriminal serb “Pink Panther” në një argjendari në Greqi – bie në sy një detaj

Zbulohen detaje dhe pamje të vjedhjes nga grupi kriminal serb “Pink Panther” në një argjendari në Greqi – bie në sy një detaj

Botë
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Rusia nuk ka 'interes' të sulmojë shtetet e NATO-s, thotë kreu i ushtrisë së Putinit

Rusia nuk ka 'interes' të sulmojë shtetet e NATO-s, thotë kreu i ushtrisë së Putinit

Botë
Kalo në kategori