Ndërkohë që vazhdojnë protestat në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ekspertët thonë se kanë vërejtur një shtim të fushatave për përhapjen e dizinformimit.
Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Mariia Prus, ndër ndër synimet ka qenë minimi i frymës sociale duke i bërë njerëzit të mendojnë se realiteti nuk mund të shihet me objektivitet.
Mariam Gagoshashvili nga Gjeorgjia, thotë se kur diskuton me shokët për protestat mbi vdekjen e George Floyd, vëren se ata përqendrohen tek trazirat e vandalizmi, në vend që të flasin për shkaqet që çuan në këto demonstrata.
Në përgjigje të problemit, ajo krijoi një grup në Facebook për emmigrantë nga Euroazia, ku të diskutohen problemet sociale e racore:
“Ne vijmë nga një rajon që ka vuajtur kolonializmin, shtypjen etnike, brutalitetin policor, qeveri autoritare. Por, në atë rajon nuk kemi ndeshur diskriminim racor apo shenjtërim për arsye të racës. Nuk e kemi provuar atë që kanë ndjerë afrikano-amerikanët prej shekujsh, përfshirë skllavërinë, ekzekutimet jashtë-gjyqësore, vrasjet, rrahjet nga policia, e cila më pas nuk mbahet përgjegjëse”, thotë Mariami.
Këto probleme racore e sociale janë bërë tema të fushatave të dizinformimit në median sociale. Synimi është të nxiten paragjykimet racore përmes sajesave e manipulimeve.
Për shembull në Twitter grupi #DCblackout pretendoi pa baza reale se policia kishte bllokuar sinjalin celular në Uashington gjatë protestave në kryeqytet për të penguar gazetarët që raportonin.
“Fushata që përhapi lajmin se ishte bllokuar sinjali gjatë protestave në Uashington si dhe shfaqje të tjera propagandistike na kujtojnë ndërhyrjet e vendeve të tjera me dizinformim me qëllimin për të krijuar divergjenca e për të thelluar polarizimin për këto tema”, thotë Alex Engler nga Instituti Brookings.
The Washington Post njoftoi se pretendimi i sajuar se ishte bllokuar sinjali i celularëve doli nga disa pjesëtarë të këtij grupi por u përhap me shpejtësi duke u përcjellë nga llogari fantazmë. Synimi është që njerëzit të çorientohen dhe të mos jenë në gjendje të dallojnë të vërtetën nga sajesat, thotë Patrick Warren i Universitetit Clemson.
“Synimi është të minohet kohezioni social që njerëzit ta kenë të pamundur të dallojnë të vërtetën objektive. Në 2016, vërejtëm llogari të medias sociale me mesazhe nga të dyja skajet e spektrit politik, të dyja palët po sulmonin median, njëra nga e majta, tjetra nga e djathta”, thotë gazeta.
Warren shprehet se dizinformimi mund të bëhet më i rrezikshëm kur ka në qendër tema si vaksinimi kundër COVID-19.
“Cilat janë ritmet e përhapjes së Coronavirusit? Nuk e di. Askush nuk e di. Shifra varet nga shumë faktorë. Kjo paqartësi lë shteg për dizinformim”, shprehet Warren.
Ekspertët thonë se platformat e medias sociale po bëhen më të afta për të diktuar dhe bllokuar shkrimet e sajuara apo të gjeneruara nga kompjuter. Por problemi nuk është zhdukur.
“Ata që po protestonin në Uashington ishin të ndezur, të revoltuar nga veprimet e policëve. Këta individë kanë më të ngjarë të mbajnë një qëndrim më kritik ndaj veprimeve të autoriteteve. Pra ata janë më të hapur të besojnë dezinformata se qeveria mund të bëjë diçka aq ekstreme sa që të bllokojë komunikimet në mënyrë që më pas të bëjë veprime keqdashëse”, thotë studiuesi Engler.
Të dy ekspertët pohojnë se është e pamundur të bllokohet plotësisht dizinformimi, por është e nevojshme që të menaxhohet përhapja e këtyre dizinformatave.
Ata këshillojnë përdoruesit e platformave të informimit të mos hidhen në përfundime të shpejtuara dhe të jenë të vetëdijshëm për paragjykimet që kanë ata vetë në mënyrë që të mos manipulohen lehtë. /VoA/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Çfarë dihet për varrezat masive në Gaza dhe çfarë ka ndodhur me ato të zbuluara në vende të tjera më parë?
Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin “objektivat e buta” ruse
Shtyhet votimi në OKB për rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë
Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin "objektivat e buta" ruse
A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?
Çfarë dihet për varrezat masive në Gaza dhe çfarë ka ndodhur me ato të zbuluara në vende të tjera më parë?
Lukashenko: Në Bjellorusi janë vendosur dhjetëra armë bërthamore ruse
Mbrojtja palestineze nxjerr 50 trupa nga varri masiv në Khan Younis të Gazës
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën