SHBA-ja ia ndërprenë linjën telefonike konsullatës ruse në New York

Shtetet e Bashkuara të Amerikës ia kanë ndërprerë lidhjen telefonike konsullatës ruse në New York.
Kjo u njoftua nga konsullata përmes llogarisë zyrtare në Twitter, transmeton Telegrafi.
Sipas tyre, të gjitha lidhjet telefonike u ndërprenë më 18 janar të këtij viti. Konsullata deklaron se ata herë pas here kanë probleme edhe me lidhjen e internetit.
“Që nga 18 janari i këtij viti pala amerikane ka shkëputur plotësisht të gjitha linjat telefonike të Konsullatës së Përgjithshme Ruse në New York, në mënyrë periodike ka ndërprerje edhe të Internetit”, shkruan në njoftimin e konsullatës ruse.
Ndryshe, SHBA-ja është në momentet e fundit të përgatitjeve për inaugurimin e Joe Bidenit, si president i 46-të i SHBA-së. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
19/01/2021
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate



































