Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) ka miratuar projektin për shpimin e puseve të naftës në Alaskë nga grupi energjetik Conoco Phillips.
Rreth 600 milionë fuçi naftë pritet të nxirren brenda territorit shtetëror gjatë dekadave të ardhshme. Kostoja e projektit vlerësohet në rreth 8 miliardë dollarë.
Sipas kompanisë, projekti do të krijojë 2,500 vende pune gjatë fazës së ndërtimit dhe 300 në plan afatgjatë. Grupi pret një prodhim prej 180 mijë fuçi nafte në ditë.
Projekti pritet të sjellë miliarda dollarë për shtetin dhe rajonin nëpërmjet taksave dhe tarifave të licencës, prandaj gëzon mbështetje edhe nga rajoni.
Presidenti amerikan Joe Biden kishte premtuar gjatë fushatës zgjedhore se nuk do të autorizonte asnjë shpim të ri në tokën shtetërore.
Planet fillestare janë zvogëluar
Fushat e naftës gjenden në shpatin verior, pjesa veriore e Alaskës, e cila është shumë pak e populluar dhe kryesisht e paprekur. Planet e Conoco Phillips fillimisht ishin më të mëdha dhe përfshinin rrugë, disa ura dhe tubacione dhe më shumë fusha nafte.
Administrata e ish-presidentit Donald Trump e kishte miratuar projektin, por një gjykatë kritikoi ndikimin mjedisor dhe e ndaloi atë në vitin 2021.
Në autorizimin e ri, planet e grupit të naftës janë zbutur disi. Departamenti amerikan i Brendshëm shpjegoi se bëhej fjalë për kufizimin e cenimeve të ambientit, veçanërisht për habitatet e arinjve polarë dhe zogjve të ujit. Për më tepër, administrata e Bidenit tha të dielën e kaluar se do të ndalonte ose kufizonte zhvillimin e naftës në zona të tjera të Alaskës.
Si rezultat, shfrytëzimi i naftës do të përjashtohet në detin Beaufort dhe do të kufizohet në zona të mëdha të kontinentit.
Priten ankesa nga ambientalistët
Nga ana tjetër, grupet mjedisore flasin për dëmet mjedisore dhe klimatike të shkaktuara nga shpimet e naftës. Mbrojtësit e mjedisit e kritikuan vendimin.
Autorizimi i Bidenit është në kundërshtim me premtimet e tij për të mos lejuar shpime të reja nafte në tokat shtetërore, kujtojnë ata tani. Organizatat mjedisore pritet të apelojnë vendimin.
Drejtoresha e organizatës për mbrojtjen e mjedisit “Këshilli i Mbrojtjes së Burimeve Natyrore”, Christy Goldfuss tha se ishte “thellësisht e zhgënjyer” nga njoftimi i Bidenit.
“Ky vendim është i keq për klimën, i keq për mjedisin dhe i keq për vendasit e Alaskës që kundërshtojnë projektin, por nuk janë dëgjuar”, tha Goldfuss. /Deutsche Welle/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Fitore e madhe për industrinë e kriptovalutave - SEC do ta heqë padinë ndaj Coinbase

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Kombino frutat e ngrira me pijen Juss dhe impresiono miqtë!

Çmimi i arit arrin nivelin më të lartë të të gjitha kohërave

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës