LAJMI I FUNDIT:

SHBA gati t’i vendosin sanksione njësisë ushtarake izraelite, për shkelje të drejtave të njeriut kundër palestinezëve

SHBA gati t’i vendosin sanksione njësisë ushtarake izraelite, për shkelje të drejtave të njeriut kundër palestinezëve

Një njësi e Forcave Mbrojtëse të Izraelit po përballet me sanksione të SHBA-së për trajtimin e palestinezëve në Bregun Perëndimor të pushtuar, edhe pse Kongresi votoi për 26 miliardë dollarë ndihmë të re urgjente për Izraelin, shkruan The Guardian.

Sipas një raporti në mediat izraelite, zyrtarët e Departamentit të Shtetit të SHBA-së kanë konfirmuar se po përgatiten të vendosin sanksione ndaj batalionit Netzah Yehuda të IDF-së, i cili është akuzuar për shkelje të rënda të të drejtave të njeriut kundër palestinezëve, transmeton Telegrafi.

Lëvizja shumë domethënëse, e cila do të ishte hera e parë që qeveria amerikane ka vënë në shënjestër një njësi IDF, ndezi zemërim të menjëhershëm midis liderëve politikë izraelitë që u zotuan ta kundërshtojnë atë.


Netanyahu raportohet se ia ka tërhequr vërejtjen ministrit ekstrem të djathtë
Lexo po ashtu Netanyahu raportohet se ia ka tërhequr vërejtjen ministrit ekstrem të djathtë

E përditshmja izraelite Haaretz raportoi të dielën se SHBA po shqyrton gjithashtu lëvizje të ngjashme kundër njësive të tjera policore dhe ushtarake.

Sanksionet, të cilat do të vendoseshin sipas ligjit Leahy të vitit 1997, do të ndalonin transferimin e ndihmës ushtarake të SHBA-së në njësi dhe do të parandalonin pjesëmarrjen e ushtarëve dhe oficerëve në trajnime qoftë me ushtrinë amerikane, qoftë në programe që marrin fonde nga SHBA.

Zbulimi i planeve erdhi pasi sulmet izraelite në qytetin Rafah në jug të Gazës, të shtunën mbrëma vranë 18 njerëz, përfshirë 14 fëmijë, të paktë kështu pretendojnë zyrtarët shëndetësorë në Gaza. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Astronomët kanë shënjestruar një asteroid që është nisur drejt Tokës - çfarë duhet të dijmë

Astronomët kanë shënjestruar një asteroid që është nisur drejt Tokës - çfarë duhet të dijmë

Botë

"Luftë" brenda Kontinentit të Vjetër - liderët evropianë po garojnë kush do të jetë 'zëri' i Trumpit

Evropa
Astronautja e NASA-s bën histori, vendos rekordin si gruaja që shpenzoi më shumë orë jashtë anijes kozmike në hapësirë

Astronautja e NASA-s bën histori, vendos rekordin si gruaja që shpenzoi më shumë orë jashtë anijes kozmike në hapësirë

Botë
Presidenti i Kolumbisë u bën thirrje migrantëve në SHBA që të japin dorëheqjen nga puna dhe të kthehen në atdhe

Presidenti i Kolumbisë u bën thirrje migrantëve në SHBA që të japin dorëheqjen nga puna dhe të kthehen në atdhe

Botë
Gjenerali gjerman paralajmëron ndërhyrjen ruse: Nuk jemi më në paqe

Gjenerali gjerman paralajmëron ndërhyrjen ruse: Nuk jemi më në paqe

Evropa
Piloti që uli me sukses një aeroplan në lumin Hudson, flet për aksidentin tragjik në Uashington

Piloti që uli me sukses një aeroplan në lumin Hudson, flet për aksidentin tragjik në Uashington

Amerika
Kalo në kategori