LAJMI I FUNDIT:

SHBA dhe Kina afër marrëveshjes tregtare

SHBA dhe Kina afër marrëveshjes tregtare

Negociatorët kinezë janë pajtuar që të qëndrojnë edhe më gjatë në Uashington në përpjekjet e vendit të tyre dhe SHBA-së për të arritur deri tek një marrëveshje tregtare.

Ky vendim ishte sinjali i fundit se dy vendet mund të jenë afër një marrëveshjeje, si përpjekje për të kapërcyer luftën tregtare që nisi vitin e kaluar.


Në një deklarate për media që u shpërnda nga Shtëpia e Bardhe, Presidenti kinez, Xi Jinping, citohet të ketë thënë se ka progres në negociata.

Edhe Presidenti amerikan, Donald Trump, konfirmoi përparimin në bisedime duke thënë se tashmë një marrëveshje mes dy ekonomive më të mëdha të globit është e mundshme, përcjell KP.

Shtetet e Bashkuara kishin planifikuar të rrisnin tarifat mbi 200 miliardë dollarë të importeve kineze, duke e çuar në 25 për qind nga 10 për qind aktualisht, por nëse do të ketë marrëveshje, atëherë këto tarifa nuk do të aplikohen.