Marina amerikane tha se luftanija USS Donald Cook është nisur drejt Detit të Zi për të kryer operacione të sigurisë detare dhe për të përmirësuar stabilitetin detar me aleatët e NATO-s në rajon.
Luftanija amerikane, që ka kapacitet për të shkatërruar raketa, ishte duke lundruar në Ngushticën e Dardaneleve në Turqi më 19 janar, kur u nis drejt Detit të Zi, njoftoi marina amerikane përmes një deklarate.
“Marina amerikane operon në Detin e Zi në përputhje me Konventën e Montreuksit dhe ligjit ndërkombëtar”, thuhet në njoftim.
Autoritetet amerikane nuk dhanë ndonjë datë se kur luftanija do të arrijë në Detin e Zi, por agjencia ruse e lajmeve TASS, citoi Qendrën e Kontrollit të Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë të ketë thënë se është duke “vëzhguar lëvizjet” e luftanijes USS Donald Cook, që sipas konventës ndërkombëtare, mund të qëndrojë në Detin e Zi jo më shumë se 21 ditë.
Tensionet në rajon janë rritur që nga 25 nëntori, kur forcat ruse të sigurisë kapën tri anije ruse pranë Ngushticës së Kërçit, që lidh Detin e Zi me Detin Azov.
Moska pretendon se anijet ukrainase kishin hyrë në mënyrë të paligjshme në ujërat territoriale ruse pranë Krimesë, gadishullit ukrainas, të cilin Moska e aneksoi më 2014. Rusia po mban 24 marinarë ukrainas, të cilët mund të gjykohen nën akuza për kalim të jashtëligjshëm të kufirit.
Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe vende të tjera Perëndimore, kanë bërë thirrje për lirimin e tyre.
“Shtetet e Bashkuara dhe Marina amerikane qëndrojnë pranë aleatëve në mbrojtjen e interesave të përbashkëta në rajon dhe stabilitetit detar”, tha komandanti Matthew J.Powel, i cili është oficer komandues i Donald Cook.
“Prania jonë në Detin e Zi do të tregojë ndërveprimin e Marinës në ndjekjen e objektivave të përbashkëta të sigurisë, duke bërë të mundur që të reagojmë në mënyrë efektive ndaj krizave në të ardhmen ose të pengojmë agresionin”, shtoi komandanti Powel.
Këshilltari për siguri kombëtare i SHBA-së, John Bolton në dhjetorin e vitit të kaluar kishte deklaruar se nuk do të ketë takim ndërmjet presidentit amerikan, Donald Trump dhe atij rus, Vladimir Putin, derisa Moska të mbajë anijet dhe marinarët e Ukrainës.
Rusia mori nën kontroll Gadishullin ukrainas të Krimesë, pasi presidenti ukrainas Viktor Yanukovych u largua nga pushteti, pas protestave pro-evropiane në shkurtin e vitit 2014.
Qeveria e Putinit dërgoi trupa në gadishulli, mori nën kontroll ndërtesat kryesore dhe organizoi një referendum, që u konsiderua i paligjshëm nga të paktën 100 shtete anëtare të Kombeve të Bashkuara.
Rusia po ashtu ka nxitur trazira dhe ka mbështetur kundërshtarët e Kievit në lindje të Ukrainës, ku më shumë se 10,300 persona janë vrarë që prej se ka nisur konflikti në prill të vitit 2014.
Gjykata Ndërkombëtare për Krime në nëntor të vitit 2016 vendosi se luftimet në Ukrainën Lindore janë “një konflikt i armatosur ndërkombëtar ndërmjet Ukrainës dhe Federatës Ruse”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Bora mbulon Stambollin - anulohen fluturimet, "e hëna dita më e ftohtë e vitit"

Një i vdekur dhe disa të plagosur pas një sulmi me thikë në Mulhouse

CNN: Rusia dërgon ushtarë të plagosur me paterica në frontin e luftës

Vota në Kombet e Bashkuara: A do të kalojë rezoluta amerikane apo evropiane për Ukrainën?

Macron: Sulmi me thikë ishte "terrorizëm islamist"

SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit