LAJMI I FUNDIT:

SHBA bën edhe zyrtarisht kthimin në Marrëveshjen e Parisit

SHBA bën edhe zyrtarisht kthimin në Marrëveshjen e Parisit

SHBA është përsëri në marrëveshjen e klimës së Parisit, vetëm 107 ditë pas largimit.

Ndërsa kthimi i së premtes është shumë simbolik, udhëheqësit botërorë thonë se ata presin që SHBA të provojë seriozitetin e saj pas katër vitesh mungesë, shkruan The Guardian.


Ata janë veçanërisht “të etur” për të dëgjuar një njoftim nga Uashingtoni në muajt e ardhshëm mbi qëllimin e SHBA-së për uljen e emetimeve të gazrave që bllokojnë nxehtësinë deri në vitin 2030.

Sipas The Guardian, përcjell Telegrafi, kthimi i SHBA-së në marrëveshjen e Parisit u bë zyrtar të premten, pothuajse një muaj pasi Joe Biden i tha OKB-së që SHBA kishin ndërmend të ribashkoheshin.

“Një britmë për mbijetesë vjen nga vetë planeti”, tha Biden në fjalimin e tij përurues. “Një britmë që nuk mund të jetë më e dëshpëruar ose më e qartë se tani”.

Administrata Trump kishte njoftuar largimin e saj nga marrëveshja e Parisit në vitin 2019 por ajo nuk u bë efektive deri më 4 nëntor 2020.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres, tha të enjten se hyrja zyrtare e SHBA “është vetë shumë e rëndësishme”, siç ishte njoftimi i Biden se SHBA do të ktheheshin në sigurimin e ndihmës klimatike për vendet e varfra, siç ishte premtuar në vitin 2009. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Palestinezët festojnë

Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve

Botë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka

Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"

Botë
Protestat pro-palestineze shtojnë presionin mbi Bidenin

Protestat pro-palestineze shtojnë presionin mbi Bidenin

Botë
Erdogan u bën thirrje vendeve perëndimore të rrisin presionin ndaj Izraelit për pranimin e marrëveshjes

Erdogan u bën thirrje vendeve perëndimore të rrisin presionin ndaj Izraelit për pranimin e marrëveshjes

Botë
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
Njoftimi i Hamasit për pranimin e marrëveshjes një mashtrim nga grupi militant?

Njoftimi i Hamasit për pranimin e marrëveshjes një mashtrim nga grupi militant?

Botë
Kalo në kategori