LAJMI I FUNDIT:

SHBA: Ankesa lidhur me keqtrajtimet në rritje të diplomatëve në Rusi

SHBA: Ankesa lidhur me keqtrajtimet në rritje të diplomatëve në Rusi

Keqtrajtimi dhe spiunimi i diplomatëve amerikanë në Moskë është rritur dukshëm dhe sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, e ka shtruar këtë çështje aktualisht me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.

Departamenti amerikan i shtetit tha mbrëmë se për herë të fundit këtë çështje Kerry e ka paraqitur te Putini në muajin mars.


“Ne shohim rritje dhe ne e marrim atë seriozisht”, tha zëdhënësja e Departamentit amerikan të shtetit, Elizabeth Trudeau, dhe ka shtuar se keqtrajtimi nga agjentët rusë të sigurisë dhe policia e trafikut, ishte çështje që ka ndodhur gjatë dy viteve të fundit, prej se Shtetet e Bashkuara kanë imponuar sanksione kundër Rusisë lidhur me agresionin e saj në Ukrainë.

Ambasadat e tjera perëndimore kanë raportuar për sjellje të ngjashme ndaj diplomatëve të tyre në Moskë.

Zëdhënësja Trudeau ka thënë se keqtrajtimi i diplomatëve të Shteteve të Bashkuara ka ndodhur edhe jashtë Rusisë.

Uashingtoni i ka tërhequr kredencialet e disa konsujve të nderit të Rusisë në muajin janar, si shenjë e hakmarrjes për keqtrajtimin e diplomatëve të vet, transmeton Rel.

Në shenjë të përgjigjes, Ministria e Jashtme e Rusisë i ka akuzuar Shtetet e Bashkuara për provokim të diplomatëve rusë në SHBA dhe çdo kund tjetër.

Konsujt e nderit zakonisht janë shtetas amerikanë, që kryejnë shërbime konsullore në emër të qeverisë së jashtme. Pesë vetë ishin të vendosur në Kaliforni, Floridë, Minesota, Utah dhe Porto-Riko.

Në trend Botë

Më shumë
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
Shtatë të vdekur nga sulmi me dronë ukrainas në Belgorod të Rusisë

Shtatë të vdekur nga sulmi me dronë ukrainas në Belgorod të Rusisë

Botë
Biden do ta telefonojë Netanyahun - a do të ndryshojë mendim kryeministri izraelit për një ofensivë në Rafah?

Biden do ta telefonojë Netanyahun - a do të ndryshojë mendim kryeministri izraelit për një ofensivë në Rafah?

Botë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
Jordania paralajmëron për

Jordania paralajmëron për "masakër" nëse nuk parandalohet sulmi izraelit në Rafah

Botë
Dy vëllezër australianë dhe një turist amerikan që ishin zhdukur, janë vrarë nga hajnat që trupat e tyre i kishin hedhur në një bunar në Meksikë

Dy vëllezër australianë dhe një turist amerikan që ishin zhdukur, janë vrarë nga hajnat që trupat e tyre i kishin hedhur në një bunar në Meksikë

Amerika
Kalo në kategori