Shawn Mendes ka mohuar spekulimet se ai dhe Sabrina Carpenter kanë nisur një romancë.

"Ne nuk po takohemi", i tha Mendes programit televiziv holandez "RTL Boulevard" të premten (17 mars).


Këngëtari i "Stitches" më pas sugjeroi që të flisnin për partneritetin e tij me Tommy Hilfiger në vend të një lidhje të re, shkruan PageSix.

Screenshot 34 2 Foto: TheImageDirect.com

Mendes dhe Carpenter fillimisht ndezën thashethemet për romancë kur llogaria e Instagramit ‘Deuxmoi’ postoi një këshillë se ata dukeshin "të rehatshëm" ndërsa "qartësisht ishin në një takim" në Horses në Los Angeles muajin e kaluar.

24-vjeçari dhe këngëtarja 23 vjeçe, u fotografuan në festën e publikimit të albumit "Endless Summer Vacation" të Miley Cyrus javën e kaluar në Beverly Hills, ku dyshohet se u larguan në të njëjtën makinë së bashku.

Screenshot 35 2 Foto: TheImageDirect.com

Dyshja u panë gjithashtu duke kryer punë së bashku në Los Angeles menjëherë pas postimit të ‘Deuxmoi’.

Para Carpenter, Mendes u përfol edhe për një lodhje me 51-vjeçaren Dr. Jocelyne Miranda, që nga vera e kaluar.

Screenshot 36 3 Foto: TheImageDirect.com

Të dy madje u fotografuan ndërsa ishin në një shëtitje së bashku në Runyon Canyon Park në Los Angeles muajin e kaluar.

Mendes nuk është takuar publikisht me dikë që nga ndarja me Camila Cabello në nëntor 2021 pas dy vitesh së bashku. /Telegrafi/