Këngëtari kanadez, Shawn Mendes, është fotografuar sërish të martën duke shëtitur në Los Angeles me Jocelyne Miranda, e cila është 27 vjet më e moshuar se ai.

Siç kanë raportuar mediat e huaja, 24-vjeçari ka qenë në një lidhje me kiropraktoren që nga viti i kaluar kur u fotografuan së bashku në një drekë dhe më pas ishin parë duke hyrë në shtëpinë e tij në Hollywood.


Por, kësaj radhe, fotoreporterët i kanë fotografuar teksa po shëtisnin në Runyon Canyon Park. Mendes ishte i zhveshur në pjesën e sipërme duke veshur vetëm pantallona të zeza, çorape të gjata dhe çizme hiking.

mendes5 (Foto: Prime Pix/BackGrid)

Miranda ishte veshur sportive me të zeza, bluzë të zezë, syze dielli retro dhe një palë atlete të bardha.

Pas shëtitjes, dyshja u panë duke biseduar në parking, me 51-vjeçaren që kishte veshur një bluzë me shkronja të kuqe ku shkruhej: “I love you baby”.

shaqwn1 (Foto: Prime Pix/BackGrid)

Së fundmi, Miranda e shoqëroi Mendesin në festën e çmimeve Grammy, por fansat e tij ishin të bindur në atë kohë se ishte një marrëdhënie krejtësisht profesionale.

Lajmi për romancën e re të mundshme të Shawn vjen më shumë se një vit, pasi ai dhe Camila Cabello i dhanë fund lidhjes afro trevjeçare. /Telegrafi/

mendes (Foto: Prime Pix/BackGrid)