Në një intervistë të sinqertë të regjistruar vetëm pak javë para vdekjes së legjendës së muzikës rock, Ozzy Osbourne, bashkëshortja e tij dhe menaxherja e përjetshme, Sharon Osbourne, ka zbuluar një nga pendesat më të mëdha të karrierës së tyre të përbashkët.

Duke folur me Billy Corgan në emisionin “The Magnificent Others”, Sharon tregoi se kishte refuzuar një mundësi që Ozzy të merrte pjesë në kastin e filmit “Pirates of the Caribbean”, një rol që ajo tani e konsideron si “gabimin më të madh”.


Ajo tha se kishte thënë jo, pavarësisht faktit që Johnny Depp kërkonte që piratët të ishin të frymëzuar nga ikonat e rock-ut, si Keith Richards – i cili më vonë luajti babanë e Jack Sparrow, shkruan DailyMail.

Në një intervistë që u zhvillua vetëm pesë ditë para vdekjes së tij, Sharon foli me entuziazëm për koncertin, duke pranuar se ishte një 'sukses i madh' (fotografuar së bashku në vitin 2008).

Rrëfimi i Sharon-it u regjistrua pak kohë para ndarjes nga jeta të Ozzy-t, i cili ndërroi jetë në moshën 76-vjeçare, pas një beteje të gjatë me sëmundjen e Parkinsonit.

Vetëm pak javë para se të ndërronte jetë, ai dha koncertin e tij të fundit në stadiumin Villa Park në Birmingham, në një mbrëmje që u kthye në një festë të madhe lamtumire për fansat e tij.
“Nuk e kisha idenë që kaq shumë njerëz më donin”, u kishte thënë Sharon atë natë.

101048487 14983823 Sharon Osbourne revealed the biggest mistake she made with her h a 476 1754675724555

Koncerti, i transmetuar drejtpërdrejt dhe organizuar për bamirësi, mblodhi mbi 42,000 fansa, dhe u përshëndet si një përfundim dinjitoz i një karriere të lavdishme. Pas performancës, në ekran u shfaq mesazhi emocional: “Faleminderit për gjithçka. Birmingham përjetë”.

Në ditët që pasuan vdekjen e tij, mijëra njerëz dolën në rrugët e Birminghamit për t’i dhënë lamtumirën “Princit të Errësirës”, ndërsa Sharon dhe fëmijët e tyre udhëhoqën një procesion funeral të mbushur me emocione dhe kujtime.

Në fund të jetës dhe karrierës së tij, Ozzy Osbourne la pas jo vetëm një trashëgimi muzikore që e shndërroi atë në një ikonë globale, por edhe dashurinë dhe mirënjohjen e miliona fansave, dhe të një familjeje që qëndroi gjithmonë pranë tij. /Telegrafi/

101048489 14983823 The Black Sabbath frontman famously known as the Prince of Darkn a 474 1754675724552