Shaquille O'Neal shoqërohet me vajzën me më së shumti fitime në platformën OnlyFans

Basketbollisti legjendar, Shaquille O'Neal, u kap në shoqërinë e Sophie Rain, një vajzë e njohur si krijuesja me fitimet më të larta në platformën për të rritur OnlyFans.
Sophie festoi ditëlindjen e saj të 21-të në Las Vegas dhe ndau një foto me vetë O'Neal.
"Shikoni se kë hasa për ditëlindje", shkroi ajo, dhe më pas ndau një video të saj duke kërcyer me O'Neal ndërsa ai luante si DJ.

O'Neal u mor me muzikë gjatë karrierës së tij si lojtar dhe iu përkushtua veçanërisht asaj pasi ndaloi së luajturi aktivisht. Në karrierën e tij të pasur, ai ishte MVP i NBA-së dhe kampion katër herë, si dhe ishte një ‘All-Star’ 15 herë.
Fitimet pothuajse aq sa të LeBron-it
Sophie Rain së fundmi ndau me publikun se sa fiton në OnlyFans.

"Vitin e kaluar pothuajse fitova më shumë se LeBron James. Ai fitoi 56 milionë dollarë, unë fitova 43 milionë dollarë”.
Ajo zbuloi gjithashtu se në një vit e gjysmë të kaluar, të ardhurat e saj totale kanë arritur një shifër të pabesueshme prej 82 milionë dollarësh. /Telegrafi/
celebrating my 21st birthday in Vegas with Shaq 🥹 pic.twitter.com/Zkwvcn7IQA
— Sophie Rain (@sophieraiin) September 22, 2025





























































