Shaqiri vjen me një driblim magjik, trullos mbrojtësin e Man Cityt (Video)

Xherdan Shaqiri ka bërë një lëvizje të mirë dribluese në ndeshjen ndaj Manchester Cityt.
Manchester City ka fituar në udhëtim te Stoke City me rezultat 0-2 në ndeshjen e vlefshme për javën e 30-të të Ligës Premier.
Fitorja e Qytetarëve erdhi falë dy golave të shënuara nga mesfushori spanjoll, David Silva, i cili shënoi nga një në secilën pjesë.
Megjithatë, paraqitje të mirë pati edhe ylli me prejardhje nga Kosova, Shaqiri, i cili bërë një driblim të mirë në këtë ndeshje.

Djaloshi nga Gjilani dribloi mbrojtësin e Cityt, Oleksandr Zinchenko, të cilit ia futi topin mes këmbëve afër vijës këndore.

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




































