Shaqiri tregon pse dështoi te Interi
Xherdan Shaqiri thotë se e ka pasur të vështirë përshtatjen te Interi për shkak se trajneri i klubit vazhdimisht ndryshonte formacionin e lojës.
Anësori reprezentues i Zvicrës iu bashkua Interit në janar të 2015-ës nga Bayerni, por aty qëndroi vetëm gjysmë sezoni duke kaluar në Stoke City.
“Ishte eksperiencë e mrekullueshme që më lejoi të mësoj si është jeta dhe futbolli në Itali”, ka thënë ai për “Tageswoche”, transmeton koha.net.
“E kisha të vështirë sepse Roberto Mancini vazhdimisht e ndryshonte formacionin dhe erdha në konkludimin se më mirë do të ishte të ndryshoja ekipin. Jam i lumtur për eksperiencën që zgjati gjashtë muaj, Stoke është ndryshe, nuk je ditë për ditë në gazeta dhe më pëlqen që ushtroj në qetësi”, ka shtuar lojtari.

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals














































