Shaqiri: Nga greva humbin të gjithë, me negociata do të arrijmë në zgjidhje reale
“Unë si ministër i Arsimit dhe Shkencës jam i gatshëm të tërhiqem nga disa investime dhe aktivitete të tjera të përcaktuara në programin e punës së MASH-it për këtë vit kalendarik, të cilat shkaktojnë implikime fiskale, me qëllim që të sigurohen më shumë mjete me të cilat do të përafrohemi me përqindjen e rritjes së pagave të mësimdhënësve që e kërkojnë SASHK-u. Këtë e kërkova edhe nga ministrat e tjera në Qeveri ndërsa shoh një mundësi përmes së cilës do të mund të arrijmë zgjidhje në kuadër të dialogut social me sindikatën”.
Këtë e ka thënë ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri, gjatë pjesëmarrjes së tij në “Programin 200” në Alsat-M duke theksuar se negociatat me SASHK-un janë intensifikuar dhe se deri në fund të kësaj jave ai shpreson të arrijnë marrëveshje.
“Greva ka filluar dhe kërkojmë zgjidhje për tejkalimin e situatës sa më shpejtë të jetë e mundur. Natyrisht, se Qeveria do të dorëzojë propozim deri te sindikata, i cili do të jetë i përshtatshëm për mundësitë buxhetore dhe shpresoj i pranueshëm për SASHK-un. Le t’i kthejmë fëmijët në shkolla, dhe pastaj do të diskutojmë se si do të kompensohet mësimi i humbur”, theksoi Shaqiri.
Ministri u shpreh se angazhimi i Qeverisë është të gjejë një zgjidhje sistematike me të cilën pagat e të punësuarve në fushën e arsimit do të rriten me çdo rritje të pagës minimale e cila është në të vërtetë edhe një nga kërkesat e SASHK-ut duke marrë parasysh atë se rritja u paralajmërua në vitin 2023 dhe 2024.
“Mua më gëzon faktin se po bisedojmë për rritjen e pagave. Kjo Qeveri ka rritur në disa raste pagat e mësimdhënësve edhe atë 5 për qind në 2018 dhe 2019 dhe 10 për qind në vitin 2022 ku është shtuar edhe përvoja e punës dhe kështu rritja kumulative është mbi 21 për qind. Kështu që edhe këtë herë ne do të përkrahim kuadrin mësimor”, u shpreh ministri.
Shaqiri theksoi se SASHK-u mbetet partner i rëndësishëm i MASH-it në krijimin e politikave arsimore dhe se plani është që sindikata të kyçet në përgatitjen e strategjisë së re kombëtare të arsimit, e cila do të jetë afatgjatë dhe asnjë ministër në të ardhmen nuk do të jetë në gjendje të bëjë lëshime, ndërsa do të mbulojë të gjitha aspektet e sistemit arsimor, duke përfshirë edhe mundësitë për zhvillim në karrierë dhe zhvillim profesional të mësimdhënësve dhe për avancimin e statusit ekonomik.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze