LAJMI I FUNDIT:

Shaqiri: Maskat në shkolla do të hiqen kur do të vendosë KSI

Shaqiri: Maskat në shkolla do të hiqen kur do të vendosë KSI

Ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri, sot deklaroi se “maskat në shkolla do të hiqen, kur do të rekomandojë Komisioni për Sëmundje Infektive”.

Ai gjatë një vizite në Strumicë dhe Vallandovë, theksoi se për lehtësimin e masave shëndetësore, përgjegjës është KSI, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Kur Komisioni i Sëmundjeve Infektive do të vlerësojë se ato nuk janë të nevojshme në procesin arsimor, jam i sigurt se do të rekomandojë heqjen e maskave. E di që jemi në periudhë kur presim lehtësim të masave, por e dimë që edhe kur të kemi lehtësim të masave, mund të kemi rritje të numrit të të infektuarve”, tha Shaqiri.


Ai gjithashtu foli për pagat e mësimdhënësve, me çka deklaroi se ka propozim-ligj për rritjen e tyre.

“Qëllimi ynë është të motivojmë mësuesit. Deri më tani kam pasur tre takime me përfaqësues të Sindikatës së Arsimit së dhe një me ministritë tjera resore, ku jemi duke i shqyrtuar kërkesat. Për sa i përket rritjes së pagave, një nga rekomandimet është që paga minimale të barazohet me pagat e tjera. Pra, nuk do të ketë njerëz që do të jenë nën pagën minimale. Ne e dimë gjendjen ekonomike dhe për këtë duhet të kërkohet zgjidhje”, tha Shaqiri./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Lajme
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Politikë
Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Siguri
Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Politikë
Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Politikë
Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Politikë
Kalo në kategori